Ministrja Nagavci: Nga fillimi i grevës nuk kam pasur takim me SBASHK-un

- Advertisement -

Arsimi në Kosovë ka hyrë në javën e dytë të grevës. Megjithë takimet që ka pasur këshilli grevistë i BSPK-së, përfshirë edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, deri më sot nuk është parë se dy palët mund të arrijnë një marrëveshje që të ndalet grevën.

- paragrafi 1 -

Mësimdhënësit, po kërkojnë që të ketë paga shtesë prej 100 euro deri në miratim të ligjit të pagave.

- Advertisement -

Qeveria e Kosovës, këtë fundjavë ka prezantuar pakon e re, në të cilën ka paraparë edhe shtesa për tre muaj nga 50 euro për zyrtarët publikë, por Këshilli grevist ka refuzuar këtë propozim, duke e cilësuar atë si të pa pranueshëm dhe se nuk i plotëson kërkesat e tyre.

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, sonte në “RTK Prime”, ka ftuar mësimdhënësit të iu kthehen shkollës.

“Arsimin ne e kemi prioritet, nuk e kemi në mënyrë deklarative, por e kemi dëshmuar, ftoj për reflektim. Dialogu nuk ka munguar, SBASHK-u gjithë i ka pasur dyert i hapur për dialoguar me mua. Çështjet që janë ngritur nga ana e juaj, janë adresuar”, tha ajo.

- Advertisement -

Sipas saj, nga momenti që është paralajmëruar greva nuk kanë pasur më asnjë takim me përfaqësuesit e SBASHK-ut. “Është shqetësuese se si është paralajmëruar greva”, tha ajo.