Ministrja Nagavci nënshkruan një Udhëzim Administrativ për mbështetje financiare – jep detaje

- Advertisement -

Ministrja Arbërie Nagavci ka njoftuar se ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ për krijimin e skemave për mbështetje financiare të studentëve për ndarjen e bursave, shkruan Albanian Education.net.

- paragrafi 1 -

Ajo thotë se me këtë udhëzim kanë vendosur kritere të qarta për studentë për studime universitare brenda dhe jashtë vendit në nivelin Bachelor, Master dhe Doktoratë.

- Advertisement -

Postimi i saj:

🖊️Kam nënshkruar Udhëzimin Administrativ për krijimin e skemave për mbështetje financiare të studentëve për ndarjen e bursave.

🟢Me këtë udhëzim kemi vendosur kritere të qarta për studentë për studime universitare brenda dhe jashtë vendit në nivelin Bachelor, Master dhe Doktoratë.

- Advertisement -

Duke qenë se MASHTI ka shumë skema që targetojnë grupe të ndryshme të përfituesve cdo vit, përmes këtij UA kemi përcaktuar kushtet dhe kriteret e përgjithshme dhe të vecanta për ofrimin e këtyre bursave.

Këto kushte dhe kritere ofrojnë një bazë të mirë për sigurim të meritokracisë, shpenzim të përgjegjshëm të parasë publike dhe kanë për qëllim ofrimin e mbështetjes financiare për ngritjen e kapaciteteve në fushat me interes kombëtar, fuqizimin e gruas, përfshirjen në arsim të lartë të personave nga grupet shoqërore të margjinalizuara.