E diel, 23 Shkurt, 2025

Ministrja Nagavci: Mësimdhënësit të punojnë për përmirësimin e rezultateve në arsim

- Advertisement1-

Në kuadër të vizitave në shkolla të ndryshme të Kosovës për të parë nga afër sfidat dhe problemet në organizimin e procesit mësimor në kushte të pandemisë Covid 2019, fokus kryesor i ministres së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ishte bashkëbisedimi në lidhje me kërkesat dhe rekomandimet e stafit drejtues dhe mësimdhënësve për tejkalimin e gjendjes së vështirë dhe përmirësimin e dëmeve të shkaktuara nga pandemia.

Ministrja Nagavci gjatë ditës së sotme vizitoi Sh.F.M.U “Ganimete Tërbeshi në Llukar dhe Sh.F.M.U “Hilmi Rakovica” në Prishtinë, ku u bëri thirrje mësimdhënësve që të kenë kujdes në respektimin e masave dhe në ruajtjen e shëndetit të tyre dhe të nxënësve, pasi kjo është mënyra e duhur për mbajtjen e shkollave të hapura.

- Advertisement -

Ministrja Nagavci theksoi se është e vetëdijshme për punën e madhe që bëhet në shkolla, ndërsa ftoi mësimdhënësit që të punojnë për përmirësimin e rezultateve në arsim dhe të minimalizohen humbjet që janë shkaktuar si pasojë e pandemisë.
Ministrja Nagavci gjithashtu falënderoi Këshillin e Prindërve për kontributin në këtë situatë, prindërit në përgjithësi, si dhe të gjithë akterët tjerë për angazhimin në mbarëvajtjen e procesit mësimor.

Nga informatat e fundit të Inspektoratit të Arsimit, aktualisht në vendin tonë procesi mësimor është duke u zhvilluar në 81 shkolla me skenarin C (mësim nga distanca), ndërsa shkollat tjera janë duke punuar sipas skenarëve tjerë me prani fizike.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....