E premte, 24 Janar, 2025

Ministrja Nagavci: Me projektligjin e ri për paga mësimdhënësit do të trajtohen dinjitetshëm

- Advertisement1-

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se me projektligjin e ri për Paga punëtorët e arsimit për herë të parë po trajtohen dinjitetshëm me ligj.

Përmes një postimi në Facebook, ajo u shpreh se me këtë projektligj mësimdhënësit do të kenë koeficientin më të lartë “Se që e kanë pasur ndonjëherë”.

- Advertisement -

“Me Projekligjin e ri për Paga punëtorët e arsimit për herë të parë po trajtohen dinjitetshëm me ligj dhe do të kenë koeficientin më të lartë se që e kanë pasur ndonjëherë. Në ligjin për paga të anuluar nga Gjykata Kushtetuese, paga bazë e një mësimdhënësi të shkollës së mesme të lartë ka qenë sa 26% të pagës më të lartë në vend, ndërsa me projektligjin e ri është 32% e pagës më të lartë; paga e një mësimdhënësi në arsimin fillor dhe të mesëm të ulët ka qenë 23-24.5% e pagës më të lartë, ndërsa tani është 31%; etj”, thuhet ndër tjerash në postim.

Tutje, Nagavci thotë se me këtë projektligj është përmirësuar pozicionimi i mësimdhënësve që ishin diskriminuar me ligjin e kaluar.

“Pra, punëtorët e arsimit jo vetëm që janë trajtuar dinjitetshëm, por edhe është përmirësuar pozicionimi i atyre që ishin diskriminuar me ligjin e kaluar. Nuk ka më lënie anash të mësuesve klasorë 1-5 dhe pagë më e ulët për ta, sikur edhe për sekretarët, bibliotekistët, psikologët e pedagogët në shkolla, të cilët ishin trajtuar në mënyrë jo të mirë në ligjin e fundit. Projektligji për pagat në sektorin publik tashmë është në dëgjim publik. Ky Projektligj ofron shumë më shumë se ajo më të cilën ishin pajtuar përfaqësuesit e SBASHK-ut në ligjin e fundit”, thuhet në postim.

Po ashtu, ministrja ftoi të gjithë mësimdhënësit në Kosovë që të ndërprejnë grevën dhe të fillojnë mësimin.

“Ftoj të gjithë mësimdhënësit në Kosovë që të fillojnë mësimin dhe ndërkohë të japin edhe kontributin e tyre me komente e sugjerime, që të kemi një Projektligj sa më të mirë për pagat. Do të jemi gjithmonë pranë mësimdhënësve dhe punëtorëve tjerë të arsimit për të tejkaluar çdo vështirësi dhe së bashku të kujdesemi që fëmijëve tanë t’ju ofrojmë arsimim cilësor”, thuhet në postim.

Ndryshe, që nga 25 gushti sistemi arsimor në vend është duke mbajtur grevë nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Liri Hoxhaj nga Kosova magjistron në Universitetin e Bristolit me plis në kokë

Liri Hoxhaj, ish-studenti i Universitetit të Prishtinës, ka magjistruar sot në Universitetin e Bristol. Lir...

Ngjarje e tronditëse: Edukatorja fotografon fëmijën 3-vjeçar dhe e qëllon me shuplakë

Rudina Gërdani është edukatorja 46-vjeçare e cila ka dhunuar disa herë vogëlushin 3-vjeçar në...

Rreziku nga dezinformatat dhe lajmet e rreme, ‘Çohu’ mban ligjëratë me nxënësit e shkollës “28 Nëntori” në Prishtinë

📍Organizata Çohu!, ka mbajtur sot një ligjëratë me nxënësit e Shkollës së Mesme Teknike...

Dalin pamje të tjera: Momenti kur qeni hyri në shkollën në Suharekë, nxënës e mësimdhënës shihen duke ikur

Një incident i rrallë dhe i rëndë ndodhi dje në shkollën e fshatit Shirok...