E martë, 25 Shkurt, 2025

Ministrja Nagavci: Me ligjin e ri, mësimdhënësit me performancë të mirë do të kenë rritje në pagë

- Advertisement1-

Ministrja Arbërie Nagavci ka folur për Ligjin e Pagave.

Ajo ka thënë se kanë paraparë në Ligjin e Pagave dhe rrjedhimisht në Ligj të Buxhetit, për herë të parë edhe rritjen për performansë të mirë të mësimdhënësve, që besoj se do të ndihmojë në përmirësimin e cilësisë në mësimdhënie.

- Advertisement -

“Në tri vitet e fundit për shkak të situatës me pandeminë, humbjet në arsim kanë qenë shumë të mëdha, jo vetëm në Kosovë. Kjo e ka bërë edhe më të vështirë gjithë situatën me grevën. Është mirë që përfundimisht u përmbyll ai proces. Unë besoj që greva në arsim, në formën si është bërë, pra, duke u mohuar mbajtja e mësimit për nxënës, është e dëshmuar që dëmton më së shumti nxënësit. Duke e njohur dhe respektuar të drejtën e punëtorëve për grevë, si një e drejtë legjitime, besoj se ka mënyra të tjera për të realizuar të drejtat e tyre dhe pres që nuk do të ketë më nevojë për organizimin e kësaj forme të grevës”.

“Për sa i përket çështjes së koeficienteve, rritja që është bërë për mësimdhënësit, është rritje domethënëse. Kemi rregulluar për herë të parë me Ligjin e Pagave situatën për sa i përket pagave të mësimdhënësve. Kemi paraparë në Ligjin e Pagave dhe rrjedhimisht në Ligj të Buxhetit, për herë të parë edhe rritjen për performansë të mirë të mësimdhënësve, që besoj se do të ndihmojë në përmirësimin e cilësisë në mësimdhënie, që është në interes edhe të vetë mësimdhënëseve për të realizuar me sukses rritjen në pagë. Nëse e shohim në total, duke pasur parasysh edhe numrin e mësimdhënësve, është një ndër katër kategoritë që kanë pësuar rritjen më domethënëse për sa i përket Ligjit të Pagave bashkë me sektorin e shëndetësisë, atë të policisë e mbrojtjes”, ka thënë ajo për RTK.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Votoni për Emin Hoxha – mund të bëhet mësuesi më i preferuar i Amerikës

Shqiptari që jeton në SHBA, Emin Hoxha është në garë për mësuesin e preferuar...

Lajm shumë i mirë për shkollën “Dardania” në Prishtinë: Pajiset me 2200 dollapë për nxënësit

Shkolla "Dardania" në Prishtinë ka njoftuar se kanë pranuar 2 mijë e 200 dollapë...

Lajm i mirë: 5600 dollapë për nxënësit e 9 shkollave fillore në Prishtinë

Punë e mirë po vazhdon të bëhet në shkollat e Prishtinës. Sot drejtoresha e...

Në shkollën “Ndre Mjeda” në Rakosh po vazhdon vlerësimi i performancës së mësimdhënësve

Në shkollën "Ndre Mjeda" në Rakosh të Istogut po vazhdon puna e ekipit për...