E diel, 19 Janar, 2025

Ministrja Nagavci: Kthimi në ENQA dhe EQAR garanton cilësi në arsimin e lartë

- Advertisement1-

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci pas takimit me presidentin e EQAR-it, Karl Dittrich dhe drejtorin e EQAR-it, Colin Tück, ka thënë se Qeveria e Republikës së Kosovës ka bërë hapa të mëdhenj për kthimin e Kosovës në Asociacioni Evropian të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA) dhe Regjistrin Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR), për çka edhe është përgëzuar nga përfaqësuesit e EQAR-it, të cilët gjatë vizitës në Kosovë janë takuar me akterë të rëndësishëm të arsimit të lartë.

Ministrja Nagavci me këtë rast ka theksuar se, si MAShTI kemi garantuar pavarësi të plotë institucionale, kemi dorëzuar në Kuvend Ligjin për Agjencinë Kosovare të Akreditimit, ku janë marrë parasysh mendimet e të gjithë hisedarëve, kemi siguruar buxhet të mjaftueshëm dhe objektin modern për AKA, si dhe janë hequr të gjitha pengesat për zhvillimin e kësaj Agjencie.

- Advertisement -

Ministrja Nagavci po ashtu tha se, rikthimi i AKA në ENQA dhe EQAR është i rëndësishëm sepse garanton mobilitetin e studentëve si një nga parimet fundamentale të sistemit të Bolonjës, por edhe vazhdimin e studimeve jashtë vendit.

Ministrja Nagavci ka falenderuar përfaqësuesit e EQAR-it për vizitën, mbështetjen e ofruar, komentet në lidhje me Ligjin për AKA dhe vlerësimin e punës që është bërë nga institucionet e Kosovës në këtë drejtim.

Presidenti i EQAR-it, Karl Dittrich ka përgëzuar Qeverinë e Kosovës për veprimet që ka ndërmarrë në përmbushjen e kritereve për rikthimin e Kosovës në ENQA dhe EQAR. Dittrich tha se Kosova ka bërë një progres enorm dhe kjo nuk është e rëndësishme vetëm për arsimin e lartë, por edhe për të ardhmen e vendit pasi Kosova ka një popullsi me moshë të re.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

INTERVISTË| Sedat Bajrami, drejtor i shkollës “Mushnikova”: Pagat e mësimdhënësve duhet të jenë motivuese

 Nisi punën në arsim në vitin 1990, dhe ka plot 35 vjet përvoje pune....

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...