E diel, 24 Nëntor, 2024

Ministrja Nagavci: Kemi ndarë 1.7 milionë eurov për mësimdhënësit në gjendje jo të mirë shëndetësore

- Advertisement1-

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, gjatë raportimit në Komisionin Parlamentar për Arsim, ka folur për punën në të gjitha nivelet e arsimit dhe në shkencë, por edhe për prioritet dhe sfidat me të cilat përballet ky dikaster.

Duke folur për punën që është bërë për edukimin në fëmijërinë e hershme, ministrja Nagavci përmendi miratimin e Projektligjit për fëmijërinë e hershme, ndërtimin e 3 çerdheve dhe fillimin e ndërtimit edhe të 5 çerdheve tjera, ndërsa tha se 4 objekte të tjera të cilat do të shndërrohen në çerdhe janë në procedura të tenderimit.

- Advertisement -

Sa i përket nivelit parauniversitar, ministrja përmendi një varg masash që janë marrë për përmirësimin e gjendjes, duke përfshirë ndarjen e 1.7 milionë eurove për mësimdhënësit në gjendje jo të mirë shëndetësore, ruajtjen e normave për 1.600 mësimdhënës, punësimin e 100 asistentëve për fëmijët me me nevoja të veçanta dhe ndarjen e buxhetit për punësimin e 300 asistentëve tjerë në vitin e ardhshëm.

Ndër të tjera, ministrja tha se kemi finalizuar Ligjin për tekste shkollore i cili shumë shpejt pritet të dërgohet në Qeveri, ndërsa theksoi se ditë më parë, kemi lansuar Strategjinë e Arsimit për periudhën 2022-2026.

Lansimi i Abetares së përbashkët unike Kosovë-Shqipëri, fillimi i mësimit dual për herë të parë 4 profile, miratimi i 520 pozitave për psikologë dhe pedagogë shkollorë, hapja e konkursit për pranimin e 20 inspektorëve të arsimit dhe planifikimi edhe për 20 të tjerë për vitin e ardhshëm, ishin po ashtu disa nga të arriturat që i përmendi ministrja.

Ndërsa, sa i përket arsimit të lartë, ministrja Nagavci vuri theksin te Udhëzimi administrativ për arsim publik falas, ndërsa përmendi skemat për mbështetje financiare për studentë dhe nxënës.

Finalizimi i Projektligjit për Arsimin e Lartë, ishte një nga të arriturat që e përmendi Ministrja, ndërsa bëri të ditur se më 25 nëntor do të prezantohet harta e rrugës (roadmap) për financimin e IAL-ve publike në bazë të kontratave të performancës.

Për punën që është bërë në shkencë, ministrja theksoi faktin se Kosova tashmë është anëtare plotësisht e asociuar e programit Horizon Europe, ndërsa përmendi edhe funksionalizimin e Këshillit Kombëtar të Shkencës. Ministrja Nagavci tha, po ashtu se, tri vite pas përjashtimit për shkak të ndërhyrjeve politike, Agjencia e Kosovës për Akreditim, u bë anëtare e asocuar e ENQA-së.

- Advertisement -rrrrrrr

Ministrja përmendi edhe faktin se buxheti i MAShTI për arsim për vitin 2023 do të jetë 82.799.243 euro apo 9.712.412 euro më shumë sesa në vitin 2022 që paraqet një rritje prej 12 përqind. Ndërkaq, ajo tha se, granti specifik i arsimit për vitin 2023 është përafërisht në nivelin e vitit 2022 që paraqet sukses, duke marrë parasysh zvogëlimin e vazhdueshëm të numrit të nxënësve.

Ndërsa, duke folur për sfidat, ministrja Nagavci, ndër të tjera përmendi koordinimin e vazhdueshëm me donatorë për të eliminuar mbivendosjen e tyre në fusha të njëjta, mungesën e një trupe në nivel kombëtare për përfaqësimin e të gjitha bizneseve, si dhe identifikimi i profileve të nevojshme në treg të punës.

Po ashtu, ajo përmendi edhe vështirësitë në komunikim konstruktiv e profesional me disa nga komunat. /Albanian Kids Education/

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Buxheti për arsim i 2025-tës: 101 milionë euro më i lartë se katër vjet më parë

Buxheti për arsim për vitin 2025, sipas ministres Arbërie Nagavci do të jetë 417...

Shkolla “Mustafë Venhari” në Vushtrri shkëlqen nga pastërtia

Shkolla fillore “Mustafë Venhari” në Vushtrri po dëshmon se një mjedis i pastër është...

Dorëshkrimet e Ismail Kadaresë ekspozohen sot në Prishtinë

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës në bashkëpunim me drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave...

Vrasja e nxënësit 14-vjeçar/ Zbardhet dëshmia në mbledhjen me prindërit: Autori nxori thikën në klasë

Në rrjetet sociale është publikuar një audio nga mbledhja me prindërit e shkollës “Fan...