E enjte, 28 Nëntor, 2024

Ministrja Nagavci: Ka ngritje të koeficientëve në të gjitha kategoritë e mësimdhënësve

- Advertisement1-

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, përmes një postimi në Facebook ka listuar të arriturat deri tani si e para e arsimit në vend.

Ajo ka përmendur projektligjin e ri për paga i cili është në diskutim paraprak, me ç’rast ka deklaruar se të gjitha kategoritë e punëtorëve të arsimit janë trajtuar me kujdes të veçantë.

- Advertisement -

“NË RAPORT ME LIGJIN E KALUAR KEMI NGRITJE TË KOEFICIENTËVE NË TË GJITHA KATEGORITË E MËSIMDHËNËSVE DHE STAFIT TJETËR TË SHKOLLAVE”, KA THËNË AJO, POR NUK KA DHËNË DETAJE SA DO TË JETË VLERA E KOEFICIENTIT.

Postimi i saj:

Përgjatë këtij një viti e gjysëm qeverisje kemi realizuar një mori punësh e kemi nisur reformat për të cilat jemi zotuar, por në anën tjetër u jemi përgjigjur edhe shumë emergjencave që vijnë si rezultat i gjendjes në të cilin e kemi gjetur sektorin e arsimit dhe jo vetëm.

Gjatë kësaj kohe kemi marrë një sërë masash e veprimesh të cilat ndihmojnë direkt mësimdhënësit:

? Për herë të parë kemi ndarë buxhet për mësimdhënësit me probleme shëndetësore – 1.7 milionë euro janë ndarë, ku përfitojnë rreth 300 mësimdhënës.

? Kemi ndarë buxhet për mësimdhënësit që janë tepricë teknologjike që të mos i lëmë pa punë.

- Advertisement -rrrrrrr

? 1600 mësimdhënësve ju kemi ruajtur normat dhe jemi duke punuar që mësimdhënësit të mos rrezikojnë vendet e punës e po punojmë njëkohësisht edhe për riplanifikim e kujdes për buxhetin.

? Sivjet kemi punësuar 100 asistentë për fëmijët me nevoja të veçanta – për vitin që vjen + 300 asistentë tjerë, për të cilët tashmë është planifikuar buxheti.

? Ndër tjera kemi zgjidhur problemin me norma, psh. në Komunën e Fushë Kosovës – ky problem ka qenë më shumë se 10 vjet. Në buxhetin e vitit 2023 tashmë janë paraparë më shumë se 150 norma të stafit arsimor për këtë komunë.

? Në Projektligjin e ri për paga i cili është në diskutim paraprak, të gjitha kategoritë e punëtorëve të arsimit janë trajtuar me kujdes të veçantë.

? Në raport me ligjin e kaluar kemi ngritje të koeficientëve në të gjitha kategoritë e mësimdhënësve dhe stafit tjetër të shkollave.

? Kemi eliminuar padrejtësitë e shumë punonjësve të sektorit të arsimit si biblotekist, psikolog, pedagog dhe sekretar.

? Jemi duke punuar maksimalisht që të përmirësojmë kushtet e punës në shkolla e t’ i pajisim me kabinete, laboratore e salla sportive.

14 shkurti ka qenë moment i kthimit të madh për rregullimin e secilit sektor shoqëror tashmë të dëmtuar rëndë, ndër të cilët pothuajse më së rëndi ky i arsimit. Dhe padyshim fajtorët nuk janë anonim. Jam shumë e vetëdijshme për gjendjen aktuale, por çdo ditë po marrim iniciativa e vendime që do të na nxjerrin përfundimisht nga kjo gjendje. Kemi e do të kemi pengesa, por kemi edhe vullnetin e hekurt që besimin që kemi marrë nga qytetarët për programin tonë ta çojmë deri në fund.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shkolla “Xhemajl Mustafa”, në Prishtinë feston 28 Nëntorin me program të pasur artistik

Shkolla fillore "Xhemajl Mustafa", në Prishtinë ka festuar 28 Nëntorin me një program tejet...

Pezullohet nga puna mësuesi që nuk lejoi nxënësen me veshje kombëtare

Mësuesi i gjuhës angleze, Muhamed Hajredinaj që nuk e lejoi nxënësen 11-vjeçare të mbante...

Kremtimi i festës së flamurit në shkollën “Zef Serembe” në Gllaviçicë – Pejë

Kremtimi i Festës së Flamurit nga nxënësit e shkollës "Zef Serembe" në Gllaviçicë, Pejë,...

Skandal/ Mësuesi në Prishtinë nuk e lë nxënësen në klasë për shkak të veshjes kombëtare

Një 11-vjeçare nuk është lejuar të hyjë në klasë në shkollën “Xhemajl Mustafa”, gjatë...