Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se ka nënshkruar sot Udhëzimin administrativ për këshilltarët për karrierë në Institucionet e arsimit profesional, shkruan Albanian Education.net.
Nagavci thotë se ky UA e rregullon pozitën, funksionin, rolin, mënyrën e financimit, monitorimin dhe vlerësimin e këshilltarëve për karrierë në institucionet e arsimit parauniversitar (SHMU, gjimnaze dhe AAP).
Njoftimi i plotë i ministres:
✍🏻Kam nënshkruar sot Udhëzimin administrativ për këshilltarët për karrierë në Institucionet e arsimit profesional.
✅Ky UA e rregullon pozitën, funksionin, rolin, mënyrën e financimit, monitorimin dhe vlerësimin e këshilltarëve për karrierë në institucionet e arsimit parauniversitar (SHMU, gjimnaze dhe AAP).
💼Këshilltarët për karrierë kanë rëndësi të madhe për sistemin arsimor. Ata do të kontribuojnë për t’i mësuar nxënësit për të ndërtuar vetëbesimin dhe për t’i fuqizuar ata, për të identifikuar shkathtësite e tyre, lehtësuar punësimin dhe për t’i pajisur me shkathtësi që të lundrojnë suksesshëm në botën e punës.
Këshilltarët për karrierë janë pjesë e skemave organizative të shkollave të mesme të ulëta dhe shkollave të mesme të larta në kuadër të Këshillit Profesional sipas UA për menaxhimin e brendshëm të shkollave.