Ministrja Nagavci jep një njoftim me rëndësi për nxënësit

- Advertisement -

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka dhënë një njoftim me rëndësi për nxënësit dhe studentët.

- paragrafi 1 -

Ajo ka bërë të ditur se për herë të parë mbahet Konventa ndërkombëtare e Astronomisë dhe shkencave planetare.

- Advertisement -

Nagavci thotë se Konventa organizohet nga Astronomy Outreach of Kosovo në bashkëpunim me MAShTI dhe Komunën e Vushtrrisë dhe do të mbahet nga data 11 deri më 13 gusht, shkruan Albanian Kids Education.

Kushdo që është i interesuar të marrë pjesë në këtë ngjarje duhet të regjistrohet në linkun në vijim:

https://bit.ly/3Qgdl4R

- Advertisement -

Njoftimi i Nagavcit:

Për herë të parë mbahet Konventa ndërkombëtare e Astronomisë dhe shkencave planetare.
Konventa organizohet nga Astronomy Outreach of Kosovo në bashkëpunim me MAShTI dhe Komunën e Vushtrrisë dhe do të mbahet nga data 11 deri më 13 gusht.

E lumtur që si Ministri e Arsimit kemi mbështetur financiarisht organizimin e kësaj ngjarje në të cilën pritet të marrin pjesë astronomët dhe ekspertët më të shquar nga vendi dhe bota.

Konventa do të jetë e hapur për publikun dhe do të shoqërohet me vrojtime qiellore përmes pajisjeve optike që do të realizohen gjatë mbrëmjeve në disa prej qendrave më të mëdha të Kosovës.

Synimet e konventes janë:

?Promovimi i shkencës së astronomisë në Kosovë,

?Aftësimi i nxënësve dhe studentëve me koncepte themelore shkencore,

?Integrimi i studentëve dhe pedagogëve në fushat STEM,

?Vendosja e bashkëpunimit me ekspertë ndërkombëtarë dhe inkurajimi i të rinjve për vrojtime dhe kërkime qiellore.

Kushdo që është i interesuar të marrë pjesë në këtë ngjarje duhet të regjistrohet në linkun në vijim:

https://bit.ly/3Qgdl4R

Ju ftojmë të merrni pjesë