Ministrja Nagavci jep një lajm të rëndësishëm

- Advertisement -

Ministrja Arbërie Nagavci ka njoftuar se ka nënshkruar sot Udhëzimin Administrativ për rolin, detyrat dhe përgjegjësitë e asistentit për fëmijë/nxënës me nevoja të veçanta arsimore, shkruan Albanian Education.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimi i saj:

- Advertisement -

✨Edhe një hap i rëndësishëm sa i përket asistentëve për fëmijët me nevoja të veçanta
✍️Kam nënshkruar sot Udhëzimin Administrativ për rolin, detyrat dhe përgjegjësitë e asistentit për fëmijë/nxënës me nevoja të veçanta arsimore.

Me këtë UA, të gjithë asistentët e punësuar duhet t’u ofrojnë mbështetje profesionale, fëmijëve me nevoja të veçanta arsimore në të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar për arsim gjithpërfshirës efikas dhe cilësor.

Mbesim të përkushtuar në përmirësimin e shërbimeve për këta nxënës dhe po punojmë edhe në zhvillimin e politikave për reformimin e sistemit të arsimit.

- Advertisement -

Në dy vitet e kaluara janë punësuar 186 asistentë në shkolla ndërsa, deri në fund të mandatit do të punësojmë edhe 300 tjerë.