Ministrja Nagavci jep një lajm të mirë për nxënësit

- Advertisement -

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se për herë të parë fëmijëve tanë po ua ofrojnë mundësinë që të përgatiten në tri profile profesionale, përmes arsimit dual.

- paragrafi 1 -

Ajo ka thënë se kjo do të fillojë në dy shkolla në Komunën e Prishtinës, “7 Shtatori” dhe “Shtjefën Gjeçovi”, dhe profilet janë: Kuzhinier, asistent i restorantit dhe floktar.

- Advertisement -

Postimi i saj:

Këtë vit, për herë të parë fëmijëve tanë po ua ofrojmë mundësinë që të përgatiten në tri profile profesionale, përmes arsimit dual.

Po e fillojmë në dy shkolla në Komunën e Prishtinës, “7 Shtatori” dhe “Shtjefën Gjeçovi”.

- Advertisement -

Profilet janë:

-Kuzhinier ?‍?

-Asistent i restorantit

-Floktar ?‍♀️

?Të dashur nxënës, shqyrtojeni këtë mundësi dhe aplikoni për këto profile.

?Konkursi do të hapet më 22 gusht 2022.