E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Ministrja Nagavci jep një lajm të mirë për mësuesit klasor 1-5 që lidhet me ligjin e pagave

- Advertisement1-

Mësuesit klasor 1-5 kishin shprehur shqetësimin e tyre me padrejtësinë lidhur me pagat, duke kërkuar paga të njëjta si kolegët e tyre të klasave më të larta.

Në janar të këtij viti, kreu i SBASHK-ut kishte takuar ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci nga e cila kishte kërkuar që të angazhohet që mësuesit klkasor 1-5 të barazohen me kolegët e tyre të mësimit lëndor në shkollën e mesme të ulët dhe që pedagogët, psikologët e zyrtarët e administratës në Arsimin Parauniversitar dhe në Universitete të kenë vend meritor në ligjin e pagave.

- Advertisement -

E ministrja Nagavci sot gjatë qëndrimit në Gjilan konfirmoi se është marrë me këtë çështje, dhe ka ngritur shqetësimin për koeficientët e vogël që kanë mësuesit klasor.

“Me aq sa kam njohuri janë në finalizim (ligji i pagave dhe i zyrtarëve publik). Si MASHT i kemi adresuar shqetësimet që kanë qenë edhe në projektligjin e fundit që u hodh posht nga Kushtetuesja, duke lënë anash disa kategori, si edukatorët në kopshte, mësuesit klasor I-5, drejtorët”, tha ajo, shkruan Albanian Kids Education.

Ajo shtoi tutje se me ligjin për zyrtarët publik janë duke punuar që të rregullohet statusi i mësimdhënësve për rekrutimin e tyre.

“Me ligjin për zyrtarët publik jemi duke punuar të rregullojmë statusin e mësimdhënësve, sepse nuk është e njëjta çështja e procdurës së rekrutimit të mësimdhënësve me zyrtarët e tjerë pubik as çështja e performancës së tyre”, tha Nagavci. / Albanian Kids Education /

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Pensionohet profesori Bahri Hajredini nga Mitrovica

Profesori Bahri Hajredini, një figurë e nderuar dhe udhëheqës i shumë brezave nxënësish, del...

Shkolla “Mid’hat Frashëri” në Krajk të Hasit feston në mënyrë madhështore 28 Nëntorin

Fëmijët e klasës përgatitore të SHFMU "Mid'hat Frashëri" Krajk -Has me edukatoret e tyre...

VJEN PREMTIMI I MADH: Nga 671 në 840 euro, rritje e pagave të mësimdhënësve në javën e parë të qeverisjes

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e ka prezantuar në Vushtrri planin...

Shkolla “Pjetër Budi” në Lubizhdë të Hasit organizon program festiv për 28 Nëntorin

Për nder të “28 Nëntor” , SHFMU “Pjetër Budi”, organizoi një program festiv për...