E premte, 20 Shtator, 2024

Ministrja Nagavci jep një lajm të mirë

- Advertisement1-

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar 1,609 studentë të cilët studiojnë në fushën e Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë e Matematikës, do të mbështeten më nga një mijë euro secili.

Më tej Nagavci ka shtuar se tanimë ka nënshkruar edhe vendimin për publikimin e listës së përfituesve në thirrjen për mbështetjen financiare të studentëve.

- Advertisement -

“1,609 studentë që studiojnë në fushat e Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë e Matematikës do të mbështeten me nga një mijë euro secili. Sot kam nënshkruar vendimin për publikimin e listës së përfituesve në Thirrjen për mbështetjen financiare të studentëve që studiojnë në fushat e Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë e Matematikës”, ka shkruar Nagavci në Facebook.

Gjithashtu, Nagavci ka theksuar se në këtë thirrje kanë aplikuar gjithsej 3618 aplikantë, ndërkaq sipas saj, komisioni vlerësues ka konstatuar se 1609 kanë përmbushur kriteret, prej tyre 1366 vajza e gra dhe 243 djem e burra.

“Mbështetja e vajzave/grave dhe fuqizimi i tyre ndihmon jo vetëm ngritjen akademike e profesionale të tyre, por kontribuon në zhvillimin e gjithëmbarshëm social e ekonomik të Republikës së Kosovës”, ka shkruar tutje Nagavci.

Gjithashtu, Nagavci ka përmendur edhe disa nga të arriturat Ministrisë së Arsimit gjatë këtij viti.

“Këtë vit: Kemi dyfishuar buxhetin nga një milion në dy milionë, kemi zgjeruar thirrjen duke përfshirë djemtë/burrat, kemi dyfishuar numrin nga një mijë në dy mijë përfitues, kemi digjitalizuar tërë procesin e aplikimit, kemi mundësuar zgjedhjen e skemave nga studentët që kanë përfituar prej dy apo më shumë skemave të mbështetjes financiare”, ka bërë të ditur Nagavci.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Armend Perolli, nxënësi shembull nga Prizreni: Punoi gjatë verës dhe nuk shkoi në pushime – me paratë që dhuroi u blen materiale shkollore për 12...

Një shembull i jashtëzakonshëm vije nga një nxënës i klasës së pestë të shkollës...

Shkencëtari kosovar Besnik Krasniqi, përfshihet në listën e shkencëtarëve më me ndikim në botë

Një arritje e jashtëzakonshme për shkencën kosovare ka ardhur këtë vit, pasi Profesori Besnik...

Këshilla për mësuesit dhe prindërit që të organizojnë mbledhje të frytshme në shkollë

Organizimi i një mbledhjeje të frytshme mes mësuesve dhe prindërve për të diskutuar mbarëvajtjen...

14 persona pre e mashtrimit të mësueses nga Peja

Prokuroria Themelore në Pejë ka parashtruar kërkesën për masën e paraburgimit ndaj mësimdhënës, Gjylfidane...