E premte, 20 Shtator, 2024

Ministrja Nagavci jep lajmin: Po e zgjidhin një problem shumëvjeçar

- Advertisement1-

Ministrja Arbërie Nagavci thotë se po e zgjidhin një problem shumëvjeçar, siç pohon kanë trajtuar me sukses deri më tani problemin e verifikimit të diplomave për 15.468 studentë.

Ajo thotë  se me qëllim të gjetjes së zgjidhjes, ka formuar një komision për të trajtuar rastet e verifikimit të diplomave.

- Advertisement -

Postimi i saj:

Edhe një problem shumëvjeçar drejt zgjidhjes – kemi trajtuar me sukses deri më tani problemin e verifikimit të diplomave për 15.468 studentë.

Dhjetëra mijëra studentë të Kosovës që kanë përfunduar studimet në arsimin e lartë, për një kohë të gjatë nuk kanë mundur t’i verifikojnë diplomat e tyre dhe si rrjedhojë nuk kanë mundur t’i përdorin ato për shkollim apo punësim jashtë vendit. Kjo për shkak të problemeve të krijuara me librat amëz, si pasojë e rënies pre e mashtrimeve, apo edhe e neglizhencës dhe gabimeve të zyrtarëve të caktuar.

Me qëllim të gjetjes së zgjidhjes, kam formuar një komision për të trajtuar këto raste.

Përfundimisht, pas kaq shumë vitesh, Komisioni deri më tash ka bërë zgjidhje për 15.468 raste dhe tashmë këta studentë mund t’i përdorin diplomat dhe të vazhdojnë me planet e tyre për të ardhmen.

Komisioni do të vazhdojë me trajtimin e rasteve të studentëve të cilët janë dëmtuar pa fajin e tyre. Ndërkaq, për shkak të dyshimeve për keqpërdorime në këtë proces, ka raste që i kemi adresuar në organet e drejtësisë dhe presim që ato të trajtohen.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Armend Perolli, nxënësi shembull nga Prizreni: Punoi gjatë verës dhe nuk shkoi në pushime – me paratë që dhuroi u blen materiale shkollore për 12...

Një shembull i jashtëzakonshëm vije nga një nxënës i klasës së pestë të shkollës...

Shkencëtari kosovar Besnik Krasniqi, përfshihet në listën e shkencëtarëve më me ndikim në botë

Një arritje e jashtëzakonshme për shkencën kosovare ka ardhur këtë vit, pasi Profesori Besnik...

Këshilla për mësuesit dhe prindërit që të organizojnë mbledhje të frytshme në shkollë

Organizimi i një mbledhjeje të frytshme mes mësuesve dhe prindërve për të diskutuar mbarëvajtjen...

14 persona pre e mashtrimit të mësueses nga Peja

Prokuroria Themelore në Pejë ka parashtruar kërkesën për masën e paraburgimit ndaj mësimdhënës, Gjylfidane...