Ministrja Nagavci jep lajmin më të ri për Ligjin e Pagave

- Advertisement -

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, thotë se në projektligjin e ri të pagave mësimdhënësit janë trajtuar në mënyrë të dinjitetshme.

- paragrafi 1 -

Ajo ka bërë të ditur se gjatë javës së ardhshme do të jetë në dëgjim publik ligji i ri i pagave.

- Advertisement -

“Projektligji i ri për paga është në finalizim paraprak, gjatë javës së ardhshme besoj se do të jetë në dëgjim publik”, tha ajo për RTK-në.

Sipas saj grupi punues i ka marrë për bazë të gjitha rekomandimet e saj duke eliminuar të gjitha kategoritë që ishin lënë anash në projektligjin që ishte miratuar nga qeveria e kaluar.

Nagavci ka thënë se vlera e koeficientit do të jetë 120 euro.