E hënë, 6 Janar, 2025

Ministrja Nagavci jep detaje për koeficientët e pagës për të gjithë punëtorët e arsimit

- Advertisement1-

Ministrja Arbërie Nagavci ka reaguar pas miratimit të Ligit të Pagave duke thënë se punëtorët e arsimit do të trajtohen dinjitetshëm.

“Në ligjin për paga të anuluar nga Kushtetuesja, drejtorët e shkollave të mesme të lartë ka qenë të ranguar në vlerën e koeficientit më të lartë të pagës, 29 përqind ndërsa me Ligjin e ri, janë 35 përqind e koeficientit më të lartë”, ka treguar Nagavci.

- Advertisement -

Njoftimi i plotë i saj:

Edhe një premtim i realizuar

Kuvendi i Republikës së Kosovës miratoi sot Ligjin e Pagave në Sektorin Publik. Ky ligj themelon për herë të parë sistemin e unifikuar të pagave bazuar në ligjshmëri dhe transparencë, drejtësi e barazi. Dallimin mes pagës më të lartë dhe asaj më të ulët e kemi nivelizuar nga 20 herë, në vetëm 4.78 herë.

Me Ligjin e Pagave të votuar sot nga Kuvendi i Republikës, punëtorët e arsimit do të trajtohen dinjitetshëm.

Me kënaqësi ju njoftoj se me Ligjin e miratuar sot kemi ngritje të koeficientëve në të gjitha kategoritë e arsimit parauniversitar.

Me shumë punë e përkushtim kemi arritur të eleminojmë padrejtësitë ndaj shumë punonjësve të sektorit të arsimit si biblotekist, psikolog, pedagog dhe sekretar që u ishin bërë në Ligjin e kaluar.

- Advertisement -rrrrrrr

Më poshtë po prezantoj disa nga dallimet nga Ligji i miratuar sot dhe atij të shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese:

Në ligjin për paga të anuluar nga Kushtetuesja, drejtorët e shkollave të mesme të lartë ka qenë të ranguar në vlerën e koeficientit më të lartë të pagës, 29 përqind ndërsa me Ligjin e ri, janë 35 përqind e koeficientit më të lartë.

Drejtorët e shkollës fillore dhe të mesme me ligjin e shfuqizuar kanë qenë të ranguar në vlerën e koeficientit më të lartë të pagës, 27 përqind ndërsa me Ligjin e ri janë 34.4 përqind.

Drejtorët e institucioneve parashkollore kanë qenë të ranguar në vlerën e koeficientit më të lartë të pagës, 25 përqind kurse me Ligjin e ri janë 32.8 përqind.

Mësimdhënësit e shkollës së mesme të lartë kanë qenë të ranguar në vlerën e koeficientit më të lartë të pagës, 26 përqind ndërsa me Ligjin e ri janë 32.2 përqind.

Mësimdhënësit e shkollës fillore dhe të mesme të ulët kanë qenë të ranguar në vlerën e koeficientit më të lartë të pagës, 24.5 përqind ndërsa me Ligjin e ri janë 31.1 përqind.

Psikologët/pedagogët kanë qenë të ranguar në vlerën e koeficientit më të lartë të pagës 23 përqind, kurse me Ligjin e ri janë 31.7 përqind.

Ky trend i ngritjes në pozicionim të nënpunësve të sektorit të arsimit është evident në të gjitha kategoritë e nënpunësve të arsimit parauniversitar.

Urime të gjithë punëtorëve të arsimit!

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Ç’PO NDODHË: Universitetet Publike në krizë, më shumë studentë të regjistruar në kolegjet private

Gjatë vitit akademik 2023/2024, numri i studentëve të regjistruar në kolegjet private në Kosovë...

Vidhet një laptop në një shkollë në Suharekë

Në një shkollë në Suharekë dje është vjedhur një laptop. Rasti ka ndodhur gjatë natës. “VJEDHJE...

11 fëmijë përditë bëjnë 5 kilometra rrugë nga Maqedonia e Veriut për shkollim në Kosovë

11 fëmijë të lagjes Bardhi në fshatin Bllacë janë të detyruar që për t’i...

Vdes mësimdhënësi Hajredin Ademi nga Bujanoci

Ka vdekur mësimdhënësi Hajredin Ademi nga Bujanoci. Njoftimin e ka dhënë shkolla "Sezai Surroi",...