E premte, 28 Shkurt, 2025

Ministrja Nagavci: Jemi të përkushtuar për shkolla cilësore

- Advertisement1-

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, thotë se mbesin të përkushtuar që të kenë shkolla cilësore, mike, e të sigurta për të gjithë.

Ajo thotë se do të ketë edhe shpërblime për shkollat që raportojnë me rregull për rastet në rrezik të braktisjes dhe të dhunës në shkolla.

- Advertisement -

Njoftimi:

Secili fëmijë duhet të edukohet, arsimohet e zhvillohet ashtu siç e parasheh Konventa e të drejtave të fëmijëve dhe kuadri ynë ligjor.

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare për të Drejtat e fëmijëve. Si Ministri e Arsimit po fillojmë një fushatë që ka për qëllim ofrimin e mundësive të barabarta për të gjithë fëmijët pa asnjë dallim.

Pra, po fillojmë Javën kundër braktisjes së shkollimit me të cilën synojmë parandalimin dhe reagimin ndaj braktisjes dhe mosregjistrimit të shkollës.

Kësaj Jave i kanë paraprirë vizitat e shumta në komuna dhe shkolla, seanca kundër braktisjes dhe dhunës. Gjithashtu do të organizohen tryeza diskutimi në pesë rajone, ku do të shpërndahet broshura promovuese e sensibilizuese kundër braktisjes.

Do të ketë edhe shpërblime për shkollat që raportojnë me rregull për rastet në rrezik të braktisjes dhe të dhunës në shkolla.

- Advertisement -rrrrrrr

Ftoj të gjitha institucionet përgjegjëse, që bashkë me komunitetin e prindërve dhe grupet tjera të interesit të mobilizohemi në parandalimin e secilit rast të braktisjes së shkollimit dhe problemeve të tjera me të cilat ballafaqohen fëmijët.

Mbesim të përkushtuar që të kemi shkolla cilësore, mike, e të sigurta për të gjithë.

Vetëm me angazhim të përbashkët mund të realizojmë të drejtat e çdo fëmije në Republikën e Kosovës.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Agron Gashi zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në shkollën “Zenel Hajdini” në Prishtinë

Arsimtari i teknologjisë, Agron Gashi, është zgjedhur arsimtar më i dalluar për nder të...

Burim Jakupi zgjedhet mësimdhënës i dalluar në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë

Burim Jakupi është zgjedhur mësimdhënës i dalluar në shkollën "Faik Konica" në Prishtinë, shkruan...

INTERVISTË| Kristinë Oroshi nga Klina, mësimdhënësja që po realizon misionin e shenjtë në qytetin e Kielit të Gjermanisë

AlbanianEducation.net ka realizuar një intervistë me një mësimdhënëse Kristinë Oroshi nga Klina e cila...

Lirie Kolshi zgjedhet mësuesja e dalluar në shkollën “Migjeni” në Rufc të ri të Lipjanit

Mësimdhënësja e Fizikës, Lirie Kolshi është zgjedhur mësuesja e dalluar në shkollën "Migjeni" në...