E mërkurë, 26 Shkurt, 2025

Ministrja Nagavci: Jemi të përkushtuar fëmijëve t’u ofrojmë qasje të barabartë e arsim cilësor

- Advertisement1-

Sot shënohet Dita ndërkombëtare e personave me aftësi të kufizuar.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, thotë se në vitin 2023 do ta përmbyllim me 500 asistentë për këta fëmijë.

- Advertisement -

“Si Ministri e Arsimit mbesim të përkushtuar që të gjithë fëmijëve t’u ofrojmë qasje të barabartë e arsim cilësor”, ka thënë Nagavci.

Njoftimi i saj:

Sot shënohet Dita ndërkombëtare e personave me aftësi të kufizuar.

Me vendimin tim, në të gjitha shkollat e Kosovës, të premten ora e parë e mësimit i është kushtuar kësaj teme me qëllim vetëdijësimin e nxënësve mbi të drejtat e personave me aftësi të kufizuara.

Në linjë me këtë, bashkë me përfaqësues të Handikos vizituam dje shkollën “Qamil Batalli”, në Prishtinë ku morëm pjesë në një orë mësimore në të cilën mësuesja po trajtonte temën e Aftësisë së Kufizuar.

Nga bashkëbisedimi me nxënës e kuptova se secili prej tyre janë të gatshëm të ndihmojnë personat me aftësi të kufizuar dhe se sa e rëndësishme është kjo ndihmë.

- Advertisement -rrrrrrr

Si Qeveri e Republikës së Kosovës kemi ndërmarrë disa veprime sa i përket aftësisë së kufizuar.

📍Fillimisht, vitin 2022 Qeveria e ka shpallur Vit të Aftësisë së Kufizuar.

📍Vitin 2023 do ta permbyllim me 500 asistentë për këta fëmijë.

📍Kemi ndarë buxhetin për Sintezën Vokale për personat e verbër e cila mund të përdoret nga viti i ardhshëm.

📍Po ashtu jemi në proces të akreditimit të programit për aftësimin e personave që njohin gjuhën e shenjave.

Si Ministri e Arsimit mbesim të përkushtuar që të gjithë fëmijëve t’u ofrojmë qasje të barabartë e arsim cilësor.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Arta Buqaj-Ramabaja zgjedhet mësuesja më e dalluar në shkollën “Pavarësia” në Prishtinë

Arta Buqaj-Ramabaja është zgjedhur mësuesja më e dalluar në shkollën "Pavarësia" në Prishtinë, shkruan...

Jasharaj paralajmëron sërish: Nëse vazhdojmë të injorohemi, mund të ketë protesta e greva

Kryesindikalisti i Arsimit, Rrahman Jasharaj ka thënë se uron që të formohet një Qeveri...

Nga Ana Llazo: Edukimi Rural – themel për barazinë sociale dhe zhvillimin e zonave të largëta

Edukimi është një e drejtë themelore dhe një mjet i fuqishëm për zhvillimin ekonomik...

Minire Pira, zgjedhet mësuesja më e mirë në shkollën “Dardania” në Prishtinë

Minire Pira, është zgjedhur mësuesja më e dalluar në shkollën "Dardania" në Prishtinë për...