Ministrja Nagavci: Jam e lumtur që sot përuruam Abetaren e Përbashkët

- Advertisement -

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, thotë se është e lumtur që përuroi së bashku me kryeministrin Albin Kurti e homologen nga Shqipëria, Evis Kushi abetaren e përbashkët.

- paragrafi 1 -

Ajo thotë se vogëlushët tanë do të kenë fatin të mësojnë me të njejtën Abetare nga e cila do të fillojnë rrugën e tyre drejt së ardhmes.

- Advertisement -

Postimi i saj:

Shumë e lumtur që përuruam sot Abetaren e Përbashkët Unike bashkë me ministren e Shqipërisë, Evis Kushi dhe kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Vogëlushët tanë do të kenë fatin të mësojnë me të njejtën Abetare nga e cila do të fillojnë rrugën e tyre drejt së ardhmes.

- Advertisement -

Kjo Abetare është rezultat i Marrëveshjes së përbashkët të dy qeverive e nënshkruar vitin e kaluar.

Falenderim i veçantë për autorët e këtij teksti dhe Komisionin e përbashkët për punën dhe përkushtimin e tyre.

Suksese të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve të cilët do të punojnë me këtë Abetare.

Një komb, një Abetare!