E hënë, 24 Shkurt, 2025

Ministrja Nagavci i reagon Rrahman Jasharajt: Kërcënimi me grevë është i papranueshëm

- Advertisement1-

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj deklaroi ditë më parë se nëse nuk reflekton Qeveria deri më 1 shtator mësimdhëniësit do të futën në grevë.

Lidhur më këto “kërcënime” me grevë, ka reaguar Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci e cila përmes një postimi në Facebook ka shkruar se “kërcënimi me grëvë është i papranueshëm”.

- Advertisement -

“Kërcënimi me grevë për 1 shtatorin, ditën e parë të mësimit për vitin 2022 – 2023 është i papranueshëm. Çfarë do të mbërrihet me çfarëdo greve është vetëm dëmtim i procesit të mësimit për fëmijët tanë”, ka shkruar Nagavci.

Sipas ministers rezultatet në arsim nuk janë të dëshirueshmet dhe duhet sipas saj duhet angazhim e jo greva.

“Ata që ja duan të mirën vendit, të ardhme më të mirë për fëmijët e suksese të përbashkëta duhet të ftojnë për angazhim dhe jo për greva, bllokada e pengesa”, thotë Nagavci.

Ajo shton se Ministria e Arsimit po punon me ritëm të lartë për përmisimin e infrastrukturës shkollore.

“Si Qeveri e në Ministri të Arsimit, po punojmë me intensitet të shtuar në të gjitha drejtimet, në legjislacion, përmirësim të infrastrukturës shkollore, mbështetje për mësimdhënësit e nxënësit dhe nuk e kemi ndërmend të ndalemi. Edhe legjislacioni që i rregullon pagat dhe të tjera po bëhet dhe do të bëhet si më mirë të jetë e mundshme”, shkruan Nagavci.

“Koha është për punë, e mbi të gjitha, askush nuk ka të drejtë t’u mohojë fëmijëve të drejtën për shkollim”, përfundoi ajo.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...