Ministrja Nagavci: Fokusi ynë është përgatitja e hulumtuesve

- Advertisement -

Ministrja Nagavci me këtë rast ka theksuar se, Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Arsimit fokus kryesor do të ketë orientimin dhe përgatitjen e hulumtuesve tanë për t’iu mundësuar atyre që të kenë qasje më të lehtë në tregun global të dijes.

- paragrafi 1 -

Nagavci rikujtoi se, ditë më parë është Konstituar Këshilli Kombëtar i Shkencës dhe vendi ynë tashmë është anëtar i asociuar në Programin Horizon. Ajo tha se angazhimi nëpërkrahjen e hulumtuesve tanë nuk do të jetë vetëm në aspektin e mbështetjes financiare, por edhe duke ju krijuar kushte më të mira infrastrukturore për punë kërkimore shkencore.

- Advertisement -

Nagavci gjithashtu bëri të ditur se këtë vit do të fillojë plotësim ndryshimi i Ligjit për veprimtari kërkimore/shkencore në vend, duke e harmonizuar atë me kërkesat dhe aktivitetet aktuale të kohës, aktivitetet inovative dhe pjesëmarrjen në fondet e BE-se për hulumtim.