Ministrja Nagavci flet sërish për ngritjen e cilësisë në arsim

- Advertisement -

Ministrja Arbërie Nagavci ka takuar drejtoreshën për Bashkëpunim Ndërkombëtar të Agjencisë Austriake të Akreditimit, Maria Weber, që njëkohësisht është eksperte kryesore e ENQA-s.

- paragrafi 1 -

Nagavci njofton se me të ka biseduar për ngritjen e cilësisë në arsimin e lartë, përmirësimi i infrastrukturës ligjore dhe puna intensive për kthimin e Kosovës në ENQA dhe EQAR, shkeuan Albanian Education.

- Advertisement -

Njoftimi i plotë:

Ngritja e cilësisë në arsimin e lartë, përmirësimi i infrastrukturës ligjore dhe puna intensive për kthimin e Kosovës në ENQA dhe EQAR ishin temë diskutimi në takimin që zhvillova me drejtoreshën për Bashkëpunim Ndërkombëtar të Agjencisë Austriake të Akreditimit, Maria Weber, që njëkohësisht është eksperte kryesore e ENQA-s.

E informova se Projektligji për Agjencinë e Kosovës për Akreditim i cili ndodhet në Kuvend, është një ndër projektligjet më të rëndësishme, pasi me të është paraparë pavarësia e AKA-së dhe sigurimi i cilësisë në arsimin e lartë.

- Advertisement -

Gjithashtu e njoftova për mbështetjen e studentëve me bursa, veçanërisht përkrahjen financiare për studentet në fushat e STEM dhe se pjesëmarrja e vajzave dhe grave në Kosovë në këto drejtime është më e madhe se në vendet e rajonit dhe Evropës.