Ministrja Nagavci flet sërish për ngritjen e cilësisë në arsim

- Advertisement -

Ministrja Arbërie Nagavci së fundmi ka qëndruar në Vjenë ku ka zhvilluar disa takime atje, njërin në Agjencinë për sigurimin e cilësisë dhe akreditim në Austri (AQ) dhe tjetrin me përfaqësues të Ministrisë Federale të Arsimit.

- paragrafi 1 -

Ajo ka shkruar në Facebook ka shkruar se ky ishte një vit i bashkëpunimit intensiv me AQ që ndihmon jo vetëm në përmirësimin e performancës së AKA-së dhe përmirësimin e cilësisë së arsimit të lartë por edhe avancimin drejtë rikthimit me të drejta të plota në ENQA dhe EQAR.

- Advertisement -

Njoftimi i ministres:

Bashkëpunimi për përmirësimin dhe sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë

Gjatë vizitës 1 ditore në Vjenë, zhvillova dy takime të rëndësishme, njërin në Agjencinë për sigurimin e cilësisë dhe akreditim në Austri (AQ) dhe tjetrin me përfaqësues të Ministrisë Federale të Arsimit.

- Advertisement -

Bashkë me kryetaren e Këshillit Shtetëror të Cilësisë, Hasnije Ilazi takuam drejtorin menaxhues të AQ, Juergen Petersen dhe zëvëndespresidenten e bordit, Eva Werner.
Me këtë rast, i informuam se me profesionalizmin, politikat tona dhe krijimin e kushteve për pavarsinë e AKA-së dhe KSHC-së, Kosova mori statusin e anëtares së asocuar në ENQA dhe po vazhdon bashkëpunimin me agjencitë simotra.

Ky ishte një vit i bashkëpunimit intensiv me AQ që ndihmon jo vetëm në përmirësimin e performancës së AKA-së dhe përmirësimin e cilësisë së arsimit të lartë por edhe avancimin drejtë rikthimit me të drejta të plota në ENQA dhe EQAR.

Diskutuam po ashtu, për sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë, standardet, monitorimin dhe aspektin ligjor në këtë nivel.

Ndërkaq, në takimin me përfaqësues të Ministrisë Federale të arsimit të kryesuar nga drejtoresha e përgjithshme për marrdhëniet kërkimore shkencore, Barbara Schrotter biseduam për mbështetjen e Qeverisë së Austrisë sidomos në arsimin e lartë dhe arsimin profesional me ç’rast i falenderova shumë për përkrahjen e tyre të vazhdueshme.

Bashkëpunimi dhe mbështetja në këtë fushë do të vazhdojë, sidomos për ndërkombëtarizimin e Arsimit të lartë.