E hënë, 27 Janar, 2025

Ministrja Nagavci flet sërish për cilësinë: Rezultatet në arsim nuk janë ato që i dëshirojmë

- Advertisement1-

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë sot në Kuvend se dialogu me SBAShK-un nuk ka munguar asnjëherë, dhe se ka pasur dhjetëra takime e diskutime të gjata me ta.

Ajo tutje tha se është e vetëdijshme për gjendjen aktuale në arsim.

- Advertisement -

“Sot gjendemi përballë një situate të pakëndshme dhe të papranueshme. Ka disa jave që nxënësit nuk po e përjetojnë të drejtën e tyre për mësim dhe kjo për shkak të agjendave aspak të drejta. Dialogu nuk ka munguar asnjëherë, me dhjetëra takime të mbajtura, me dhjetëra diskutime të gjata me SBAShK-un për t’i adresuar problemet. Ajo që është e qartë, aspektet ligjore e administrative të arsimit sot janë dukshëm me mirë prej kur e kemi marrë mandatin e do të jenë shumë më mire deri në fund të tij”, ka thënë ajo.

Nagavci më tej shtoi se rezultatet në arsim nuk janë ato që i dëshirojnë, por duhet shumë punë e përkushtim nga të gjithë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Pensionohet mësuesi Sylejman Telaku nga Banja e Malishevës

Pas më shumë se 44 viteve pune të palodhur me ditar në dorë dhe...

E bojkotoi mësimin si pasojë e kushteve të rënda në Gjimnazin “Dr Shaban Hashani”, mësuesja nga Ferizaj: Ka përfunduar shkolla e re

Kushtet e mjerueshme në Gjimnazin “Dr Shaban Hashani” në Ferizaj kishin trazuar thuajse gjithë...

E dhimbshme: Mësuesja Gyltene Potoku Gashi, nga Mitrovica vdes në aksident trafiku

Mësuesja nga Mitrovica, Gyltene Potoku - Gashi, është një nga tre vitimat që kanë...

Nga Malvina Rista: Ushqeni fëmijët me dashurinë për librin!

Po jetojmë në një epokë ku teknologjia ka pushtuar çdo aspekt të jetës sonë....