E hënë, 24 Shkurt, 2025

Ministrja Nagavci flet për licensimin e mësimdhënësve

- Advertisement1-

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci në konferencën e mbajtur të premten për media foli ndër të tjera për pakon ligjore për sistemin e licensimit të mësimdhënësve, e cila është prezantuar në fillim të këtij muaji, si dhe risitë që sjellin këto Udhëzime, të cilat tha se do të jenë në diskutim publik deri më 7 qershor 2023.

Sa i përket Raportit evropian për Kosovën, ministrja Nagavci tha se ky Raport ka evidentuar suksese dhe mesazhe pozitive për Kosovën, përfshirë edhe në fushën e arsimit, ku është përshëndetur lansimi i Strategjisë së Arsimit 2022-2026, ndarja e bursave për studentët e fushave STEM, marrëveshjet e fundit në kuadër të Procesit të Berlinit për Njohjen e Kualifikimeve të Arsimit të Lartë dhe për Njohjen e Kualifikimeve Profesionale për mjekët, dentistët dhe arkitektët.

- Advertisement -

Ministrja Nagavci foli edhe për lansimin e programit të përbashkët me Ministrinë e Kulturës “Arti në shkolla”, si dhe ndërtimin dhe përurimin e shkollës “Bajram Curri”, në Krushë të Madhe të Rahovecit në vlerë 1,471,538.31 euro. Ministrja theksoi edhe rëndësinë e bashkëpunimit me prindër në funksion të ngritjes së cilësisë në arsim dhe me këtë rast, ftoi komunat dhe shkollat që të respektojnë të gjitha procedurat e parapara me UA.

Në fund, ministrja foli edhe për Thirrjet për projekte shkencore, ku ndër të tjera përmendi se në thirrjen e fundit kemi pranuar gjithsej 25 aplikime, ndërsa vazhdon të jetë e hapur deri më 25 qershor 2023 thirrja për projekte të përbashkëta kërkimore, tekniko-shkencore mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...