Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, edukimi në fëmijërinë e hershme është një nga prioritetet e dikasterit qeveritar që drejton.
Ajo thotë se në ligjin për buxhetin e këtij viti kanë planifikuar 6.5 milionë euro për ndërtimin e çerdheve të reja si dhe aktivitete tjera që do të na mundësojnë të rrisim përfshirjen e fëmijëve në edukimin në fëmijërinë e hershme e të kemi edukim cilësor.
Postimi i saj:
Edukimi në fëmijërinë e hershme është një nga prioritetet e Qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit. Për më pak se dy vite këtë e kemi dëshmuar në përmirësimin e legjislacionit duke finalizuar Ligjin për edukimin në fëmijërinë e hershme si dhe shumë politika tjera.
Këtë e theksova në ceremoninë përmbyllëse të projektit PEDAKOS, që në fokus ka edukimin në fëmijërinë e hershme. Po ashtu jemi duke punuar edhe në kurrikulën për edukimin në fëmijërinë e hershme të cilën do ta finalizojmë brenda këtij viti.
Njëkohësisht, kemi finalizuar edhe dukumente tjera si Udhëzuesi për planifikimin e ushqyerjes në institucionet parashkollore derisa në Strategjinë për Arsim 2022-2026 si dhe Strategjinë Kombëtare për Zhvillim, edukimi në fëmijërinë e hershme zë vend shumë të rëndësishëm.
Në ligjin për buxhetin e këtij viti kemi planifikuar 6.5 milionë euro për ndërtimin e çerdheve të reja si dhe aktivitete tjera që do të na mundësojnë të rrisim përfshirjen e fëmijëve në edukimin në fëmijërinë e hershme e të kemi edukim cilësor.
Qasja Regjio Emilia është filozofi edukative që vë fëmijët në qendër dhe përdorë të mësuarit përmes përvojave në raport të ngushtë me ambientin përreth. Një model të ngjashëm po zhvillon edhe Ministria e Arsimit në hartimin e politikave të saj.
Shpresoj shumë që të gjithë përfituesit e projektit të kenë suksese në implementim dhe të vazhdojnë me qasje bashkëpunuese e konstruktive për edukimin cilësor të fëmijëve.