Ministrja Nagavci e vendosur: Viti i ri shkollor do të fillojë më 1 shtator

- Advertisement -

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, sot ka qëndruar në qytetin e Gjilanit ku ka vizituar shkollën e Muzikës dhe Arteve me ç’rast ka deklaruar se si ministri janë duke punuar me intensitet të shtuar që viti shkollor të fillojë sipas planit të paraparë.

- paragrafi 1 -

Ajo kështu po e kundërshton paralajmërimin për grevë nga SBASHK-u.

- Advertisement -

Postimi i saj:

Në kuadër të vizitave në shkolla, kisha kënaqësinë që bashkë me kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni të vizitojmë shkollën e Muzikës dhe Arteve me ç’rast bashkëbiseduam me mësimdhënësit dhe drejtorët e shkollave rreth përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollor.

I njoftova se si ministri jemi duke punuar me intensitet të shtuar që viti shkollor të fillojë sipas planit të paraparë.

- Advertisement -

Përveç investimeve në infrastrukturë, jemi kujdesur edhe për sigurimin e stafit të nevojshëm dhe avancimin e infrastrukturës ligjore, siç ështe ndryshimi i UA për organizimin e mësimit me dy periudha dhe rishikimi i formulës së financimit si dhe projektligji për Tekste shkollore.

Po ashtu i informova se tashmë është themeluar grupi punues i cili po merret me licencimin e mësimdhënësve.

Diskutuam edhe për politikat e reja të MASHTI dhe angazhimet e përbashkëta për të ndryshuar gjendjen në arsim në të gjitha nivelet si dhe për humbjet e shkaktuara nga pandemia dhe përmirësimin e tyre.

Drejtoresha e arsimit në këtë komunë, Selvete Sylejmani më njoftoi se tashmë janë bërë përgatitjet e duhura që viti i ri shkollor 2022-2023 të nis sipas planifikimeve.