E diel, 23 Shkurt, 2025

Ministrja Nagavci e prerë: Vlerësimi i performancës së mësimdhënësve duhet të ndodh

- Advertisement1-

Vlerësimin e performancës për mësimdhënës, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci e sheh si një proces që duhet të ndodh, ndonëse është kundërshtuar nga sindikata e arsimit.

Nagavci për EO ka thënë se vlerësimi do të bëhet nga drejtoria e shkollave, teksa shton se ky proces do të përcaktohet me udhëzimin administrativ.

- Advertisement -

“Në fakt këto kanë qenë diskutime që kohëve të fundit janë hapur artificialisht. Vlerësimi i performancës së mësimdhënësve natyrisht se duhet të ndodh dhe është një proces, ajo si parashihet aktualisht është që përcaktohet me udhëzimin administrativ ekzistues se vlerësimi bëhet nga drejtori ose drejtoresha e shkollës dhe nga inspektorët e arsimit”.

“Ky proces i tillë ndonëse ne e kemi punuar në këtë drejtim edhe kemi një numër të mësimdhënësve të cilët janë vlerësuar, duhet të rishikohet si proces i tillë dhe natyrisht se standardet që vendosen duhet të jenë jo vetëm të qarta por edhe të kuptuara e të njohura nga mësimdhënësit”, u shpreh ajo.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....