E diel, 19 Janar, 2025

Ministrja Nagavci: Drejtorët e DKA-ve u pajtuan që mësimi duhet të nis më 1 shtator

- Advertisement1-

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, të martën në kuadër të përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollor të martën ka takuar Drejtorët Komunal të Arsimit si dhe përfaqësuesit e Këshillit të Prindërve të Kosovës dhe ata të Këshillit të Nxënësve të Kosovës.

Nagavci përmes një postimi në Facebook ka deklaruar se Drejtorët e DKA-ve u deklaruan se janë bërë përgatitjet e duhura për vitin e ri shkollor dhe u pajtuan që 1 shtatori duhet të jetë dita e fillimit të vitit shkollor.

- Advertisement -

Postimi i ministres Nagavci:

Në kuadër të përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollor kam vazhduar takimet me Drejtorët Komunal të Arsimit si dhe kam takuar edhe përfaqësuesit e Këshillit të Prindërve të Kosovës dhe ata të Këshillit të Nxënësve të Kosovës.

Në kuadër të diskutimeve, marrë shkas edhe ngjarjen e fundit të dhunës ndaj një 11 vjeçareje, e adresova edhe çështjen e sigurisë në shkolla.

Si Ministre e Arsimit do të kem zero tolerancë ndaj këtyre rasteve dhe për këtë kishte pajtueshmëri të plotë nga të gjithë pjesmarrësit.

E theksova rëndësinë e themelimit të Forumit nacional për siguri në shkolla dhe kërkova vëmendje të veçantë në këtë segment për të parandaluar çdo lloj forme të dhunës në shkolla.

Drejtorët e DKA-ve u deklaruan se janë bërë përgatitjet e duhura për vitin e ri shkollor dhe u pajtuan që 1 shtatori duhet të jetë dita e fillimit të vitit shkollor.

- Advertisement -rrrrrrr

Sigurisht u diskutua edhe në lidhje me kërcënimin e SBASHK-ut për çështjen e grevës. I njoftova se nga ana e MAShTI të gjithë punëtorët e arsimit janë trajtuar në mënyrë të drejtë në Projektligjin për paga.

MASHTI i ka bërë të gjitha përgatitjet për vitin e ri shkollor, është bërë shpërndarja e teksteve dhe është duke u realizuar edhe shpërndarja e Abetares së përbashkët me Shqipërinë.

Edhe Këshilli i Prindërve dhe Këshilli i Nxënësve u shprehën se nxënësit nuk është mirë që të pësojnë dhe presin që mësimi të nis më kohë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

INTERVISTË| Sedat Bajrami, drejtor i shkollës “Mushnikova”: Pagat e mësimdhënësve duhet të jenë motivuese

 Nisi punën në arsim në vitin 1990, dhe ka plot 35 vjet përvoje pune....

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...