Ministrja Nagavci: Do të punësohen 59 këshilltarë të karrierës

- Advertisement -

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci,  ka thënë se buxheti për vitin e ardhshëm do të jetë 12% më i lartë.

- paragrafi 1 -

Nagavci thotë se 6. 5 milionë euro janë paraparë për pajisjen e shkollave me teknologji të informacionit dhe komunikimit, shkruan Albanian Kids Education.

- Advertisement -

Postimi i saj:

Buxheti për arsim për vitin 2023 do të jetë 82.799.243 euro apo 9.712.412 euro më shumë sesa në vitin 2022.

Këtë vit buxheti për arsim ishte 12% më i lartë se në vitin 2021. Në vitin 2023, buxheti do të jetë edhe për 12 % më i lartë se këtë vit. Pra, për dy vite, kemi 24 % rritje të buxhetit për arsim.

- Advertisement -

Ndër të tjera, për vitin 2023 kemi paraparë:

6. 5 milionë euro për pajisjen e shkollave me teknologji të informacionit dhe komunikimit.

6.5 milionë euro për ndërtimin e çerdheve të reja.

2.8 milionë euro nga Granti Specifik për punësimin e:

300 asistentëve të rinj për fëmijët me nevoja të veçanta,

59 këshilltarëve të karrierës,

30 specialistëve të IT për nevojat e shkollave.

150 mijë euro për instalimin e sistemit anti-plagjiat për nevojat e arsimit të lartë.