E premte, 22 Nëntor, 2024

Ministrja Nagavci: Do të punësohen 100 asistentë për fëmijët me nevoja të veçanta

- Advertisement1-

Në këtë Qendër për mësim dhe këshillim ku vijojnë mësimet nxënësit me dëmtime në të dëgjuar dhe në të folur, Ministrja është takuar me menaxhmentin, mësimdhënës, edukatorë e nxënës, ndërsa ka biseduar me ta për të arriturat, por edhe për sfidat që kanë.

Ministrja Nagavci përmendi faktin se Qeveria e Kosovës e ka shpallur vitin 2022 si vit të personave me aftësi të kufizuar për të theksuar përkushtimin e Qeverisë për gjithëpërfshirje dhe mundësi të barabarta për të gjithë.

- Advertisement -

Po ashtu, Ministrja përmendi edhe faktin se tashmë është ndarë buxheti për punësimin e 100 asistentëve për fëmijët me nevoja të veçanta dhe theksoi se planifikohet punësimi i nga 100 asistentëve çdo vit gjatë katër viteve.

Megjithatë, ministrja Nagavci, pasi që falënderoi stafin e kësaj qendre për punën e palodhshme, theksoi nevojën e bashkëpunimit të shtuar në mes të gjithë akterëve, duke përfshirë edhe shoqërinë civile, në mënyrë që të krijohen kushte më të mira në çdo segment të jetës, por edhe në arsim, për fëmijët me nevoja të veçanta.

Drejtori i Qendrës, Yrmet Shabani, sikur edhe kryetari i Forumit Kosovar për Aftësinë e Kufizuar, Bujar Kadriu, e falënderuan ministren Nagavci për përkushtimin që ka treguar nga çdo pozitë që ka pasur, për krijimin e mundësive për personat me nevoja të veçanta.

Në takimet me fëmijët nëpër klasa, ministrja Nagavci i ka uruar ata për Vitin e Ri, ndërsa ka pranuar dhuratë një pikturë nga nxënësi i klasës së dhjetë në këtë Qendër, Erdi Pulaj, i cili ka një talet të jashtëzakonshëm në pikturë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...

Çfarë konsiderohet rritje e ngadaltë dhe si zbulohet – kjo është ajo që prindërit duhet të dinë

Ja si të dalloni nëse fëmija juaj po rritet ngadalë Në pediatri përdoren grafikët e...

Kthimi i fëmijëve në shkollë: Këto janë disa nga gjërat që çdo prind duhet t’i dijë

Pas situatës të pandemisë, fillimi i shkollës do të jetë një përvojë e vështirë...

Fëmijëve u pëlqen kur prindërit kanë këto katër zakone

Ekzistojnë disa zakone që prindërit mund të praktikojnë që do të bëjnë sigurisht që...