Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, po qëndron në Leipzig të Gjermanisë ku po merr pjesë në Konferencën e 15-të “Arsimi i të Rriturve”.
Ajo ka bërë të ditur se në fund të muajit qershor, në kuadër të Fakultetit të Edukimit të Universitetit të Prishtinës, do të promovohet lansimi i programit “Curriculum GlobALE” për trajnimin e edukatorëve që merren me Arsimin e të Rriturve.
Postimi i saj:
Ndryshimet shoqërore dhe ekonomike e bëjnë të domosdoshëm Arsimin e të Rriturve, pasi që mundëson përshtatjen e njohurive dhe shkathtësive me këto ndryshime.
Në Konferencën e 15-të “Arsimi i të Rriturve”, e cila po mbahet në Leipzig të Gjermanisë, po shkëmbejmë përvojat lidhur me zhvillimin e politikave dhe programeve të arsimit për të rritur nga më shumë se 32 shtete.
Në trend me zhvillimet globale, po punojmë që ta zhvillojmë këtë segment të rëndësishëm të arsimit, për t’i dhënë mundësi secilit qytetar të Kosovës të përshtatet me digjitalizimin dhe ndryshime të tjera përmes mësimit gjatë gjithë jetës.
Në vazhdimësi të Konferencës dhe të bashkëpunimit me DVV International në Kosovë, do të ndërmarrim ndër tjera:
?Në fund të muajit qershor, në kuadër të Fakultetit të Edukimit të Universitetit të Prishtinës, do të promovohet lansimi i programit “Curriculum GlobALE” për trajnimin e edukatorëve që merren me Arsimin e të Rriturve.
?Do të hapen dy qendra të reja për Arsimin e të Rriturve, bazuar në modelin e shkollave popullore gjermane.
?Do të krijohet një rrjet i ri për Arsimin e të Rriturve, i cili do të mundësojë koordinimin, bashkëpunimin dhe menaxhimin e të dhënave në nivel kombëtar.