E martë, 25 Shkurt, 2025

Ministrja Nagavci: Do të kemi transformim të procesit të vlerësimit të përformancës së mësimdhënësve

- Advertisement1-

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se ka nënshkruar sot 3 udhëzime administrative që kanë të bëjnë me licensimin dhe avancimin në karrierë të mësimdhënësve, shkruan Albanian Education.

Njoftimi:

- Advertisement -

Zhvillimi në karrierë i mësimdhënësve ka shumë rëndësi në rritjen e cilësisë në shkolla.

Kam nënshkruar sot 3 udhëzime administrative që kanë të bëjnë me licensimin dhe avancimin në karrierë të mësimdhënësve.

1. Udhëzimi administrativ për sistemin e licensimit dhe karrierën në mësimdhënie;
2. Udhëzimi administrativ për vlerësimin e performancës së mësimdhënësve;
3. Udhëzimi administrativ për zhvillim profesional të mësimdhënësve;

Që të tri këto udhëzime janë pjesë e pakos ligjore për ngritjen e cilësisë në shkolla përmes Sistemit të licencimit dhe avancimit në karrierë të mësimdhënësve.

Me këtë pako do të kemi transformim të procesit të vlerësimit të përformancës së mësimdhënësve dhe thjeshtim të sistemit të licencimit.

Gjithashtu, zhvillim profesional të mësimdhënësve të bazuar në nevojat e mësimdhënësve si dhe procedura transparente dhe monitorim të programeve të zhvillimit profesional të mësimdhënësve.

- Advertisement -rrrrrrr

Falenderoj përzemërsisht të gjithë ata që kontribuan në finalizimin e kësaj pakoje ligjore, kolegë e kolege që punuan me përkushtim për të pasur dokumente cilësore, të domosdoshme për të arritur rezultatet që synojmë.

Detajet i gjeni në këtë link: http://bitly.ws/IGeN

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Votoni për Emin Hoxha – mund të bëhet mësuesi më i preferuar i Amerikës

Shqiptari që jeton në SHBA, Emin Hoxha është në garë për mësuesin e preferuar...

Lajm shumë i mirë për shkollën “Dardania” në Prishtinë: Pajiset me 2200 dollapë për nxënësit

Shkolla "Dardania" në Prishtinë ka njoftuar se kanë pranuar 2 mijë e 200 dollapë...

Lajm i mirë: 5600 dollapë për nxënësit e 9 shkollave fillore në Prishtinë

Punë e mirë po vazhdon të bëhet në shkollat e Prishtinës. Sot drejtoresha e...

Në shkollën “Ndre Mjeda” në Rakosh po vazhdon vlerësimi i performancës së mësimdhënësve

Në shkollën "Ndre Mjeda" në Rakosh të Istogut po vazhdon puna e ekipit për...