E shtunë, 22 Shkurt, 2025

Ministrja Nagavci: Buxheti për arsim për vitin 2023 do të jetë 12% më i lartë

- Advertisement1-

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci,  ka thënë se buxheti për vitin e ardhshëm do të jetë 12% më i lartë.

Nagavci thotë se 6. 5 milionë euro janë paraparë për pajisjen e shkollave me teknologji të informacionit dhe komunikimit, shkruan Albanian Kids Education.

- Advertisement -

Postimi i saj:

Buxheti për arsim për vitin 2023 do të jetë 82.799.243 euro apo 9.712.412 euro më shumë sesa në vitin 2022.

Këtë vit buxheti për arsim ishte 12% më i lartë se në vitin 2021. Në vitin 2023, buxheti do të jetë edhe për 12 % më i lartë se këtë vit. Pra, për dy vite, kemi 24 % rritje të buxhetit për arsim.

Ndër të tjera, për vitin 2023 kemi paraparë:

📌 6. 5 milionë euro për pajisjen e shkollave me teknologji të informacionit dhe komunikimit.

📌 6.5 milionë euro për ndërtimin e çerdheve të reja.

- Advertisement -rrrrrrr

📌 2.8 milionë euro nga Granti Specifik për punësimin e:

➡️ 300 asistentëve të rinj për fëmijët me nevoja të veçanta,

➡️ 59 këshilltarëve të karrierës,

➡️ 30 specialistëve të IT për nevojat e shkollave.

📌 150 mijë euro për instalimin e sistemit anti-plagjiat për nevojat e arsimit të lartë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....