E enjte, 10 Tetor, 2024

Ministrja Nagavci: 32 serbët që paguheshin pa punuar, i janë rikthyer punës

- Advertisement1-

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka folur për pagesat e 32 punonjësve serbë, të cilët më parë janë paguar pa shkuar në punë.

Sipas saj, pas marrjes së detyrës si ministre ka kërkuar që këto pagesa të ndalen dhe më pas kanë kërkuar raporte nga të njëjtit.

- Advertisement -

Kështu ka theksuar Nagavci para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike gjatë shqyrtimit të Raportit të Auditimit për pasqyrat vjetore financiare t MAShTI-t.

“Në momentin kur kam marrë detyrën, kam shikuar raportin kam konstatuar se janë 32 zyrtarë qe nuk paguhen. Më kanë thënë se nuk kanë kontakte dhe nuk lajmërohen në punë prej vitit 2015. Kam kërkuar nga zyrtarët e ministrisë që t’i ftojmë, kanë thënë që nuk kanë kontakte. Ju kam thënë që të vendosen në zero. Zyrtarët e kanë respektuar vendimin e vet. 32 janë lajmëruar me e-mail në ministri dhe kanë thënë që kanë qenë detyrim. Dhe që asnjëherë askush nuk i ka ftuar. Në këtë situatë, ne kemi siguruar që të ju kërkojmë punë dhe raportim të rregullt. Kemi nënshkruar katër marrëveshje mirëkuptimi dhe në bazë të tyre, tashmë këta zyrtarë kryejnë punë afër komunave të tyre. Konsidetoj që kemi bërë një punë shumë të mirë”, ka thënë ajo.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Ambient i këndshëm dhe i pastër në shkollën “Emin Duraku” në Prizren

Shkolla " Emin Duraku" në Prizren ka publikuar disa fotografi ku shihet ambient i...

Nobelin për Letërsi e fiton autorja Han Kang nga Koreja e Jugut

Çmimi Nobel në Letërsi për vitin 2024 i është dhënë autores koreano-jugore Han Kang...

Shkolla “Ismail Qemali” në Prishtinë themelon Këshillin e nxënësve, kryetare zgjedhet Riga Lahu

Shkolla "Ismail Qemali" në Prishtinë ka themeluar edhe Këshilli i Nxënësve në nivel shkolle. Kryetare...

Rreth 20 nxënëse u vetlënduan në Gjakovë me lojë të ‘Tik Tokut’, Policia mban mbledhje me prind të shkollës “Zekeria Rexha”

Komuna e Gjakovës së fundmi është tronditur nga një situatë e vetëlëndimit të nxënëseve...