Ministrja e Arsimit në Shqipëri, Evis Kushi, ka ftuar të gjitha universitetet publike që të aplikojnë në thirrjen me projekte për zhvillimin, përmirësimin apo rritjen e infrastrukturës akademike, didaktike dhe kërkimore, shkruan Albanian Education.
Ministrja Kushi njofton se aplikimet do të jenë të hapura deri më datë 20 qershor të këtij viti.
Njoftimi i plotë:
Në kuadër të procesit të ndërkombëtarizimit 🌍🧑🎓👩🎓të arsimit të lartë, ftojmë të gjitha universitetet publike që të aplikojnë 🧑💻në thirrjen e #MAS me projekte për zhvillimin, përmirësimin apo rritjen e infrastrukturës akademike, didaktike dhe kërkimore, bazuar në marrëveshjet 📑 për programe të përbashkëta ose të dyfishta me universitete të huaja.
➡️Aplikimet do të jenë të hapura deri më datë 20 qershor të këtij viti.
Për më shumë detaje klikoni linkun e mëposhtëm: