E diel, 19 Janar, 2025

Ministrja Kushi tregon për sa do të rriten pagat e mësimdhënësve

- Advertisement1-

Në Komisionin e Edukimit ministrja e MAS Evis Kushi ka thënë se mësuesit meritojnë paga më të larta, por angazhimi i qeverisë ka parashikuar që rritja do të ndodh gradualisht deri në 40% brenda mandatit.

Ministrja Evis Kushi është shprehur sot se në mandatin e kaluar pagat e mësuesve u rritën 32%, në mandatin e ri angazhimi është për minimalisht 40%. Ajo shtoi se këtë vit u rritën 6% dhe vitin e ardhshëm 7%.

- Advertisement -

Deklaratat Kushi i ka dhënë nga Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, gjatë seancës dëgjimore që ajo ka zhvilluar për fillimin e vitit të ri shkollor në sistemin e arsimit parauniversitar 2022-2023.

“Unë jam e bindur se mësuesit meritojnë shumë më tepër se sa keq. Mandatin e kaluar i rritëm pagat me 32% pavarësisht vështirësive të tërmetit, dhe në mandatin e ri që kemi nisur ne jemi angazhuar për 40%. Vitin e kaluar i rritëm 6% dhe vitin e ardhshëm do t’i rrisim 7%. Deri në fund të mandatit rritja do të jetë minimumi 40%. Nëse situata do të jetë më e mirë, nëse kushtet do të ndryshojnë, natyrisht që ne do ta rrisim edhe me shumë por angazhimi ynë është e sigurt që do të realizohet me patjetër”, deklaroi ministrja Evis Kushi.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...

Mbajtja e trajnimeve – SBASHK vjen me njoftim të fundit

SBASHK ka publikuar emrat e dy grupeve të pjesëmarrësve nga Peja për trajnimin "Aplikimi...