E diel, 19 Janar, 2025

Ministrja Kushi reagon për vrasjen e nxënësit në Gramsh: Të rrisim vigjilencën për të parandaluar konfliktet në shkollë

- Advertisement1-

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi ka reaguar në lidhje me ngjarjes e rëndë që ndodhi në qytetin e Gramshit, ku pranë shkollës 9-vjeçare “Asllan Shahini” një konflikt mes disa adoleshentëve, përfundon me një viktimë dhe një të plagosur.

Për ngjarjen e ndodhur në Gramsh ku një adoleshent humbi jetën pas një konflikti me bashkëmoshatarët e tij ka reaguar edhe ministrja e Arsimit Evis Kushi. Në një postim në Facebook, Kushi shpreh tronditjen dhe kërkon bashkëpunimin mes institucioneve ligjzbatuese prindërve dhe familjeve për të luftuar fenomenet që çojnë në këto ngjarje.

- Advertisement -

“Jam thellësisht e tronditur nga ngjarja e ndodhur sot në Gramsh, ku një adoleshent ka humbur jetën si pasojë e një konflikti me bashkëmoshatarët e tij. Pavarësisht se kjo ngjarje ka ndodhur në rrugë, jashtë mjediseve të shkollës, institucionet tona arsimore, së bashku me institucionet e tjera ligjzbatuese, prindërit dhe familjet, duhet të forcojmë më shumë bashkëpunimin për të luftuar fenomenet negative tek fëmijët dhe të rinjtë, të cilat çojnë në ngjarje të tilla të rënda”.

Sipas saj forcimi i sigurisë në shkolla është prioritet i qeverisë, ndërsa apeloi për reflektim dhe rritje vigjilence për të parandaluar konfliktet.

“Një nga prioritetet në sistemin tonë arsimor është forcimi i sigurisë në shkolla, për të cilën punojmë fort duke rritur nga viti në vit numrin e punonjësve të shërbimit psiko-social dhe oficerëve të sigurisë, si dhe duke i trajnuar ata dhe mësuesit në mënyrë të vazhdueshme. Megjithatë, ne duhet të reflektojmë të gjithë si shoqëri që të rrisim vigjilencën për të parandaluar, identifikuar dhe menaxhuar raste të konfliktit në shkollë, familje dhe kudo tjetër. Shpreh ngushëllimet më të ndjera për familjen e adoleshentit, duke shpresuar që të mos kemi kurrë më ngjarje të tilla”.

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në qytetin e Gramshit, ku për pasojë një adoleshent ka ndërruar jetë, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur rëndë.

Ngjarja ndodhi para shkollës 9-vjeçare “Asllan Shahini”, ku pas një konflikti një adoleshent ka ndërruar jetë, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur rëndë.

© Portali Shkollor

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...

Mbajtja e trajnimeve – SBASHK vjen me njoftim të fundit

SBASHK ka publikuar emrat e dy grupeve të pjesëmarrësve nga Peja për trajnimin "Aplikimi...