E hënë, 20 Janar, 2025

Ministrja Kushi jep një lajm të mirë për të gjithë maturantët

- Advertisement1-

Ministrja e Arsimit në Shqipëri, Evis Kushi, një lajm i mirë për të gjithë maturantët 👨🏻‍🎓👩‍🎓që duan të vazhdojnë studimet e larta, por edhe për universitetet që duan të rigjallërojnë disa programe studimi prioritare për nevojat e vendit.

Ajo ka njoftuar se bursat e studimit me vlerë sa paga minimale do të shpërndahen duke vendosur kuota për çdo universitet publik, për t’i dhënë më shumë mundësi studentëve të të gjitha universiteteve publike, shkruan Albanian Education.net.

- Advertisement -

Postimi i saj:

📣 Një lajm i mirë për të gjithë maturantët 👨🏻‍🎓👩‍🎓që duan të vazhdojnë studimet e larta, por edhe për universitetet që duan të rigjallërojnë disa programe studimi prioritare për nevojat e vendit.

✅ Bursat e studimit me vlerë sa paga minimale do të shpërndahen duke vendosur kuota për çdo universitet publik, për t’i dhënë më shumë mundësi studentëve të të gjitha universiteteve publike;

✅ Ndryshe nga viti i kaluar, ku kriter ishte mesatarja e shkollës së mesme mbi 8.5, këtë vit përfitues të këtyre bursave do të jenë studentët pavarësisht notës mesatare, por gjithmonë duke plotësuar kriteret e pranimit për çdo program studimi, njësoj si të gjithë studentët e tjerë;

✅ Studenti përfitues nuk ka detyrimin të ruajë mesataren e shkollës së mesme, me të cilën ka përfituar bursën, me qëllim që mbështetja financiare të zgjasë përgjatë gjithë periudhës së studimeve;

✅ Lista e programeve prioritare është zgjeruar edhe me disa programe të tjera, si: Arsim Fillor, Arsim Parashkollor, Histori – Gjeografi, Inxhinieri Matematike, Inxhinieri Fizike, etj.
Ftoj të gjithë maturantët ta vlerësojnë këtë mundësi për të përfituar mbështetje financiare, duke vazhduar më tej edhe pas diplomimit të punësohen në Shqipëri e të japin kontribut për vendin minimumi për tre vite.
Suksese! 🙏

- Advertisement -rrrrrrr

 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

INTERVISTË| Sedat Bajrami, drejtor i shkollës “Mushnikova”: Pagat e mësimdhënësve duhet të jenë motivuese

 Nisi punën në arsim në vitin 1990, dhe ka plot 35 vjet përvoje pune....

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...