E shtunë, 18 Janar, 2025

Ministrja e Arsmit, Arbërie Nagavci, nuk di të shkruaj mirë – bën gabime drejtshkrimore

- Advertisement1-

Arbërie Nagavci e drejton një prej institucioneve më të rëndësishme në vend. Ajo është Ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, por shpeshherë bën gabime të shumta në drejtshkrimin e gjuhës shqipe.

Kjo vërehet edhe në një postim të publikuar nga vetë ajo në rrjetin social “Facebook”, ku shihet se ka bërë disa gabime në drejtshkrim

- Advertisement -

“Momentalisht janë 39 fëmijë që jetojnë në SOS Familje, 34 prej të cilëve janë nxënës. Si Ministri do të kujdesemi që të mos iu mungojë asgjë gjatë arsimimit, për t’iu dhënë mundësinë që të pavarësohen dhe të kenë të ardhme ku mund të realizojnë dëshirat dhe ëndrrat e tyre”, ka shkruar Nagavci.

Por, është profesori Ilmi Rexhepi, i cili adreson shpesh gabimet drejtshkrimore që bëjnë politikanët në rrjete sociale, ai që ka vërejtur se Nagavci ka shkruar “që të mos iu mungojë” në vend të “që të mos u mungojë” dhe “për t’iu dhënë mundësinë” në vend të “për t’u dhënë mundësinë”.

Përmes një shkrimi në faqen “Vërejtje dhe rregulla gramatikore”, Rexhepi ka thënë se ministrja Nagavci “të përfaqësojë arsimin dhe jo gabimin”.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...

Mbajtja e trajnimeve – SBASHK vjen me njoftim të fundit

SBASHK ka publikuar emrat e dy grupeve të pjesëmarrësve nga Peja për trajnimin "Aplikimi...

Shkolla “Mustafa Bakiu” në Prizren mban mbledhje: Suksesi në gjysmëvjetorin e parë ishte me notë mesatare 4.03

Shkolla "Mustafa Bakiu", në Prizren ka mbajtur mbledhjen e Këshillit të Arsimtarëve nën kryesimin...