Ministrja e Arsimit të Shqipërisë jep një lajm të rëndësishëm për studentët

- Advertisement -

Ministrja e Arsimit në Shqipëri, Evis Kushi, njoftoi të shtunën se ka zhvilluar një takim me Komitetin e Maturës Shtetërore, për të diskutuar në lidhje me përmirësimin e procesit vitin e ardhshëm.

- paragrafi 1 -

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Kushi u shpreh se ndër propozimet e diskutuara, është kryerja e testimit elektronik për maturantët vitin e ardhshëm.

- Advertisement -

Ajo theksoi se nëse do të ketë dakordësi për këtë propozim, do të jetë fillimisht i vlefshëm për maturantët të cilët preferojnë programin Mjekësi e Përgjithshme.

Sipas Kushit, nëse ky testim elektronik do të rezultojë i suksesshëm, do të zhvillohet edhe për maturantët që preferojnë programe të tjera studimi.

“Menjëherë pas provimeve, ne kemi zhvilluar një takim me Komitetin e Maturës Shtetërore, me prindër, mësues, drejtues të institucioneve për t’i diskutuar këtë risi që ne mendojmë se do ta përmirësonin ndjeshëm Maturën Shtetërore”.

- Advertisement -

“Së pari, ne propozojmë të pilotojmë një testim elektronik në formën provimit të liçensave, që është tërësisht i automatizuar. Ta pilotojmë fillimisht me degën Mjekësi e Përgjithshme, sepse është programi më i preferuar dhe atje ku shkojnë maturantët më të mirë”.

“Dhe më pas, në rast se na rezulton i suksseshëm, ne në vitet e ardhshme ta shtrimë edhe në programet e tjera. Prandaj ne mendojmë që vitin e ardhshëm ta pilotojmë për maturantët të cilët kanë ambicie të shkojnë në programin Mjekësi e Përgjithshme. Ky është propozimi i parë të cilin ne, nëse do kemi një dakordësi të plotë, do të fillojmë menjëherë të fillojmë procedurat”, deklaroi ministrja.

Një tjetër propozim, lidhet me rivlerësimin e testit. Kushi tha se e drejta e ankimimit për të rivlerësuar testin, është e drejta e çdo maturanti./ EuronewsAlbania/