E hënë, 24 Shkurt, 2025

Ministrja Arbërie Nagavci premton një platformë anti-plagjiaturë në vitin 2023

- Advertisement1-

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka folur për rastet e raportuara të plagjiaturës nga profesorë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Nagavci ka bërë të ditur se është planifikuar që në vitin e ardhshëm të krijohet një platformë anti-plagjiaturë për punimet shkencore.

- Advertisement -

“Në buxhetin e vitit 2023 kemi ndarë një shumë për 150 mijë eurove për sistemin anti-plagjiaturë, e cila do të vihet në funksion në të gjitha institucionet e arsimit të lartë”, ka thënë ministrja.

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA), javën e kaluar në konferencë për media ka njoftuar se Këshilli i Etikës së Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” ka marrë një vendim sa i përket denoncimit të tyre për plagjiaturë për profesorët e Fakultetit Filozofik, Bujar Dugolli dhe Ardian Kastrati.

ORCA tha se më 6 qershor 2022, Këshilli i Etikës i ka kthyer përgjigje ORCA-s duke konstatuar përfundimisht se punimi i paraqitur nga profesorët Dugolli dhe Kastrati ka përmbajtje të theksuar të plagjiaturës dhe si rrjedhojë i ka shkelur të gjitha standardet e ndershmërisë akademike dhe kredibilitetit në publikime shkencore.“Këshilli i Etikës ka shqiptuar masa ndaj dy anëtarëve të stafit akademik, duhet të kemi parasysh se masat e tilla duhet të kenë efekt parandalues në të ardhmen”, ka thënë Ngavci.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...