Ministrja e Arsimit në Shqipëri: Shkollat i mbyllëm ‘JO’ për ngrohjen, problem rruga e fëmijëve për në shkollë

- Advertisement -

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka folur sot për mediat mbi vendimin për mbylljen e shkollave për tre ditë me arsyetimin e uljes së temperaturave në Shqipëri.

- paragrafi 1 -

“Rrugën që duhet të bëjnë deri në shkollë, që mund të ketë rreziqe për shkak të ngricave, flokëve të borës, depozitat e ujit, kam dëgjuar që në disa shkolla kanë ngrirë depozitat e ujit dhe nuk kanë ujë. Janë pak shkolla që nuk ka ngrohje, disa me dru, disa me kaldaja, kemi një bashkëpunim më Bashkitë”.

- Advertisement -

“Nuk ka lidhje ky vendim, vetëm me sistemin e ngrohje, por edhe rreziku që mund të ketë nga shtëpia në shkollë. Në këtë vendim e kemi marrë javën e kaluar kur parashikimet thonin që temperaturat shkonin deri -17 gradë, është një vendim që mund të rishikohet, nëse do përmirësohet situata”.

“Nuk ka lidhje me situatën e COVID, edhe pse jemi duke e monitoruar në të gjithë shkollat e vendit, edhe pse ka një rritje, 1100 mësues me COVID dhe 1600 nxënës“, tha Kushi.