E hënë, 20 Janar, 2025

“Ministrja e Arsimit me aktakuzë, nxënësit nuk mund të kenë mesazh më të keq”

- Advertisement1-

Arbërie Nagavci, ministre e Arsimit, Shkencës,Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), së shpejti pritet të dalë para gjykatës lidhur me akuzën se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Nagavci po akuzohet se më 21 mars të 2018-ës, gjatë mbajtjes së seancës në Kuvendin e Kosovës në të cilën ishte hedhur gaz lotsjellës, gjatë kontrollimit nga policia asaj i ishte gjetur një sprej ngjyrë e gjelbër me pjesë spërkatëse të zezë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

- Advertisement -

Ministrja ka deklaruar se sipas njoftimeve të media, aktakuza ka të bëjë me kundërshtimin e “Zajednicës”, çka shton se veprimi i tillë ishte i domosdoshëm.

Blerand Stavileci, zyrtar nga PDK ka reaguar pas raportimeve për ngritjen e aktakuzës ndaj Nagavcit duke thënë se është mesazhi më i keq për nxënësit që një ministre me aktakuzë të drejtoi arsimin në nivel vendi.

“Të gjithë pajtohemi se sot në shkollat tona problemet më të mëdha janë dhuna dhe bullizmi. Dhe, pikërisht ajo që do të duhej të ishte në krye të kauzës kundër këtyre dy dukurive të këqija, sot është protagonistja më e keqe për to. Pra, imagjinoni, MINISTRJA E ARSIMIT KA AKTAKUZË PËR MBAJTJE NË PRONËSI, KONTROLL OSE POSEDIM TË PAAUTORIZUAR TË ARMËVE. Fatkeqësisht, për nxënësit tonë, nuk mund të ketë mesazh më të keq sesa ky!”, ka shkruar ai në Facebook.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Nis mësimi në shkollën shqipe “ILIRIA” në Londër – nxënësit të gëzuar marrin në duar Abetaren shqipe

Ka nisur dje mësimi në shkollën shqipe "Iliria" në Londër. Shkolla ka njoftuar se dje...

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...