E enjte, 26 Dhjetor, 2024

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, bëri 10 vjet që t’i kryejë studimet master me notë mesatare 6.46

- Advertisement1-

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ia ka besuar Arbërie Nagavcit udhëheqjen e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit. Por, asaj i janë dashur plot 10 vjet që t’i përfundojë studimet master. Edhe kur i mbaroi ato, Nagavci nuk shkëlqeu. Ajo i mbaroi këto studime me notën mesatare hiç më shumë se 6.46.

Nëpër rrjete sociale tashmë është duke qarkulluar edhe diploma e “varfër” e studimeve master të ministres së MASHTI-it, Arbërie Nagavci.

- Advertisement -

Demokracia.com ka ditë që ka siguruar këtë diplomë të ministres Nagavci, të lëshuar nga Universiteti i Prishtinës – Fakulteti Juridik, ku thuhet se ajo “u regjistrua në vitin akademik 2009/2010 në studimet master” dhe “studimet i mbaroi më 5 prill 2019”, pra pas plot 10 vjetësh, por që ende nuk ishte publikuar, pasi që po verifikohej orgjinaliteti i saj.

Përkundër që Nagavci premtoi se do të kthente përgjigje, ajo nuk e mbajti fjalën dhe i injoroi pyetjet rreth kësaj çështjeje.

Me mbrojtjen e temës së diplomës, Arbërie Nagavci ka fituar titullin: Ma. Sc. i shkencave juridike ndërkombëtare. Tema të cilën ajo e ka mbrojtur kishte për titull: “Aspekti krahasimor i të drejtës martesore në Republikën e Kosovës me atë Republikën e Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë”.

Edhe pse Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, i mbaroi studimet master me notë kaq të ulët, që është e zakonshme për studentët e dobët, asaj nuk i ka munguar guximi që të marrë drejtimin e këtij dikasteri qeveritar me rëndësi thelbësore për çdo shtet.

Demokracia.com ka dërguar pyetje javën e kaluar në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës dhe në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), por asnjëri institucion nuk kanë kthyer përgjigje.

- Advertisement -rrrrrrr

Pas kësaj, Demorkacia.com këtë të shtunë ka kontaktuar direkt përmes telefonit edhe me ministren Arbërie Nagavci, e cila nuk ka dashur të flasë në telefon, por ka premtuar që të hënën do të përgjigjen në interesimin e redaksisë.

Demokracia.com e posedon edhe audioincizimin e kësaj bisede me ministren Arbërie Nagavci, ku pyetet rreth kësaj çështjeje.

“A keni dërgu pyetje të lutem? Okej, të hënën iu kthejmë përgjigje”, premtoi Nagavci.

Por, përkundër kësaj, Demokracia.com nuk ka marrë ndonjë përgjigje nga ministria e Nagavcit.

Në seancën e 22 marsit 2021, kur u votua Qeveria Kurti 2, kryeministri Albin Kurti e kishte prezantuar me shumë entuziazëm kabinetin e tij qeveritar, si një qeveri e ndryshimit dhe e shpresës. Në mesin e emrave që kishte përmendur ishte edhe “Arbërie Nagavci – Ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit”.

Detyrat që ka përsipër Ministrja e Arsimit janë me peshë të madhe, pasi kjo ministri ka për obligim të zhvillojë politika dhe të hartojë e implementojë legjislacionin për zhvillimin e arsimit, duke përfshirë zhvillimin e arsimit të lartë dhe shkencën në Kosovë. /Demokracia.com/

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Nagavci i ndan bursë djalit të sekretares së MASHT-it

Para pak ditësh, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë do të ndante bursa për...

Përfundimi i gjysmëvjetorit të parë – mesazh nga Behare Kryeziu, drejtoreshë e shkollës “Mustafa Bakiu” në Prizren

MESAZH NGA DREJTORESHA E SHKOLLËS ME RASTIN E PËRFUNDIMIT TË GJYSMËVJETORIT TË PARË DHE...

Rrahman Jasharaj: Murati dhe Qeveria e idhnakëve dinë edhe më zi

Për tri ditë me radhë Ministri Murati bashkë me Kryeministrin Kurti e me bashkëpunëtorë...

Mësuesja nga Ferizaj: Kemi nevojë për me u përmbushë më shumë

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sot ka pirë kafe me një mësimdhënëse...