Ministrja Arbërie Nagavci vjen me një lajm të rëndësishëm

- Advertisement -

Ministrja Arbërie Nagavci ka njoftuar se është hapur thirrja për aplikim në Programin Fulbright Visiting Scholar.

- paragrafi 1 -

Ajo thotë se ky është një program post-doktoral për studiues të rinj dhe të lartë, ligjërues universitar dhe ekspertë nga institucionet akademike në Kosovë të cilët dëshirojnë të zhvillojnë kërkime të avancuara dhe ligjërata universitare në Shtetet e Bashkuara.

- Advertisement -

Postimi i saj:

Është hapur thirrja për aplikim në Programin Fulbright Visiting Scholar.

Ky është një program post-doktoral për studiues të rinj dhe të lartë, ligjërues universitar dhe ekspertë nga institucionet akademike në Kosovë të cilët dëshirojnë të zhvillojnë kërkime të avancuara dhe ligjërata universitare në Shtetet e Bashkuara.

- Advertisement -

Aplikimi online 2023/2024 për Programin Fulbright Visiting Scholar do të jetë i hapur deri më 1 nëntor. Detajet më të hollësishme i gjeni në këtë link:  https://bit.ly/3s7ezVP

Ky është program i përbashkët i Departamentit Amerikan të Shtetit dhe Qeverisë së Kosovës.

Programi FulBright në Kosovë, është mundësi fantastike për studentët tanë, program i shkëmbimit akademik me reputacion të lartë.

Përmes këtij programi studentëve tanë u është hapur rruga për studime në institucione prestigjioze amerikane, në programe me interes për zhvillimin e vendit tonë.
Nga ky program përfiton edhe stafi ynë akademik, pasi që do t’u mundësohet rrjetëzimi dhe hulumtimi me institucione hulumtuese amerikane, që në planin afatgjatë kontribuon në ngritjen e performacës së hulumtimit në vendin tonë.