E hënë, 24 Shkurt, 2025

Ministrja Arbërie Nagavci jep njoftimin e fundit për tekstet shkollore

- Advertisement1-

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka deklaruar aktualisht janë në proces dorëshkrimet për klasën e 5-të dhe të atyre që nuk kanë kaluar nga proceset paraprake, ndërsa është finalizuar procesi për tekstet e klasave 4 dhe 9.

Ajo thotë se kalimi i vendimmarrjes tek Aktivet profesionale për ta bërë përzgjedhjen e teksteve shkollore, përveç konkurrencës e ka shtuar edhe mobilizimin e të gjithëve, duke bërë që të kemi tekste më cilësore.

- Advertisement -

Postimi i saj:

Vitin e kaluar për herë të parë ua kemi krijuar mundësinë mësimdhënësve që të zgjedhin vet tekstin me të cilin duan të punojnë. Vënia në dispozicion e teksteve alternative ka ndikuar në cilësinë e teksteve dhe në seriozitetin e tekstshkruesve dhe shtëpive botuese.

Ky vendim ka bërë, po ashtu, që të shtohet përgjegjësia, në mënyrë të mos ketë pasaktësi shkencore, gabime përmbajtësore, gabime metodologjike e drejtshkrimore në tekste sikurse në të kaluarën. Vendimet e tilla që nxisin konkurrencën, e turbullojnë ujin e ndenjur që krijon monopoli dhe çojnë në një cilësi më të lartë.

Kalimi i vendimmarrjes tek Aktivet profesionale për ta bërë përzgjedhjen e teksteve shkollore, përveç konkurrencës e ka shtuar edhe mobilizimin e të gjithëve, duke bërë që të kemi tekste më cilësore.

Aktualisht janë në proces dorëshkrimet për klasën e 5-të dhe të atyre që nuk kanë kaluar nga proceset paraprake, ndërsa është finalizuar procesi për tekstet e klasave 4 dhe 9.

Gjatë shqyrtimit të raporteve të recensentëve për klasën e pestë dhe klasave tjera, komisionet kanë vërejtur edhe lëshime dhe menjëherë janë ndërmarrë masat e duhura. Afati i ankesave do të jetë 15 ditë, andaj inkurajoj çdo palë të pakënaqur që ta ushtrojnë këtë të drejtë.

- Advertisement -rrrrrrr

Tekstet shkollore janë një faktor i rëndësishëm në ngritjen e cilësisë në arsim. Prandaj, që nga fillimi i mandatit jemi angazhuar që të rrisim cilësinë teksteve dhe këtë synojmë ta arrijmë me Ligjin e ri për Tekste Shkollore, drafti i të cilit ka qenë në diskutim publik dhe është në fazën e shqyrtimit të komenteve.
Qeveria është duke punuar me përkushtim në shumë drejtime, në mënyrë që fëmijëve tanë t’u ofrojmë arsim cilësor dhe të ardhme të sigurtë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...