Ministrja Arbërie Nagavci jep një lajm shumë të rëndësishëm

- Advertisement -

Ministrja Arbërie Nagavci ka njoftuar se ka nënshkruar sot vendimin për inicimin e procesit të rishikimit të teksteve shkollore dhe materialeve mësimore për klasat I-IX, në përputhje me premtimin për përmirësimin e arsimit duke u bazuar në cilësi, përgjegjshmëri dhe praktikat më të mira, shkruan Albanian Education.

- paragrafi 1 -

Njoftimi:

- Advertisement -

🖊️Sot nënshkrova vendimin për inicimin e procesit të rishikimit të teksteve shkollore dhe materialeve mësimore për klasat I-IX, në përputhje me premtimin për përmirësimin e arsimit duke u bazuar në cilësi, përgjegjshmëri dhe praktikat më të mira.

Kështu i japim hov të madh përmirësimit të cilësisë në arsim, duke angazhuar ekspertët e duhur nga profilet përkatëse:

🔹Profesor universiteti

- Advertisement -

🔹Mësimdhënës

🔹Pedagog/psikolog

🔹Specialist gjinor

Rëndësi kyçe në këtë proces do të ketë instrumenti vlerësues i zhvilluar nga projekti KosEd, nga financuesi më i madh i projekteve të arsimit në Kosovë🇽🇰, Bashkimi Evropian🇪🇺.

🔵🟡Shprehim mirënjohjen e pakufishme për mbështetjen konsistente të BE-së në fushën e arsimit!

🟢E nisëm këtë proces me rëndësi jetike për përmirësimin e cilësisë së arsimit, të bindur se fëmijët tanë meritojnë më të mirën. Ata/ato janë e ardhmja e vendit, dhe e ardhmja ka nisur mbarë.