Ministria ndëshkon semi-maturantët që u zunë duke kopjuar në testin e arritshmërisë

- Advertisement -

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka thënë se në bazë të raportit të nxjerrë nga informatat e mbledhura në terren është vërejtur një avancim në procesin e administrimit të pjesës së dytë të Testit të Arritshmërisë, të mbajtur më 14 qershor 2022.

- paragrafi 1 -

Megjithatë, MAShTI thekson se edhe këtë herë janë evidentuar disa probleme në disa qendra të testimit, si pasojë e mosrespektimit të udhëzimeve të hartuara nga ministria.

- Advertisement -

“Problemet e evidentuara gjatë mbajtjes së pjesës së dytë të Testit të Arritshmërisë janë: mospërmbajtja e rregullave dhe udhëzimeve nga komisionerët dhe administruesit e qendrave të testimit; vonesa të administruesve në disa qendra të testimit dhe përdorimi i telefonave celular nga nxënësit”, thuhet në njoftim.

MAShTI gjithashtu bën të ditur se, lidhur me mosrespektimin e udhëzimeve gjatë mbajtjes së pjesës së dytë të Testit të Arritshmërisë janë marrë masat adekuate ndaj 2 administruesve, ndërsa nxënësve të cilët kanë përdorur telefonin celular dhe që janë evidentuar nga administruesit t’u llogariten vetëm pikët nga lëndët në pjesën e parë të testit.